Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu biznesemin Fatmir Kuçi, i cili akuzohet si fajtor për vdekjen e një turisti rus që ndodhej me pushime në Himarë, duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Sipas gjykatës së Apelit nuk ka prova që të vërtetojnë se turisti u dëmtua nga skafi i biznesmenit, në zonën e Livadhit në Himarë. Fatmir Kuçi ishte akuzuar se përplasi për vdekje me skaf në Himarë turistin rus, duke i prerë gjymtyrët

Sipas gjykatës së Apelit lirimi i biznesmenit Kuçi nuk përbën rrezikshmëri për arratisje. Gjyka argumenton se Kuçi nuk i është shmangur ndonjëherë drejtësisë dhe ka qenë i gatshëm për të zbardhur të vërtetën.

Sipas gjykates, fakti që Kuçi e ka sjell në breg nuk e bën ate autor të demtimit të turistit rus dhe për këtë fakt urdhërohet lirimi nga burgu.

Biznesmeni Fatmir Kuçi ka kërkuar lirimin pasi pretendon se e ka gjetur të plagosur në det turistin rus dhe i ka dhënë ndihmën e parë, duke e nxjerrë në breg me skafin e tij.

Ngjarja ka ndodhur me 3 gusht në Himarë dhe viktima ishtë Denis Kaiumov, 43 vjeç, banues në Saint Petersburg, Rusi.

Viktima ka qenë duke pushuar në këtë zonë bregdetare nën shoqërinë e bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Plagët që ai kishte në trup, prerje në pjesën e shpinës dhe të gjymtyrëve, bënë që pushuesi i huaj të mos mbijetojë dhe të ndërroi jetë.


Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com