Vdekja e ushtarakes, kryeministri letonez: Ditë e trishtuar! Ministri: Hetim të menjëhershëm

Kryeministri letonez Krišjānis Kariņš shpreh ngushëllimet për humbjen e ushtarakes shqiptare Zarife Hasanaj gjatë misionit të NATO-s.

Në një postim në rrjetet sociale, Krišjānis Kariņš thotë se kjo është një ditë e trishtuar, ndërsa uron shërim të shpejtë për dy të lënduarit.

"Një ditë e trishtuar për të gjithë ne për shkak të aksidentit tragjik në bazën ushtarake Adazi. Ngushëllimet e mia për familjen e një anëtari të Forcave të Armatosura Shqiptare, që humbi jetën.

Uroj një shërim të shpejtë të ushtarëve të tjerë të lënduar. Letonia është mirënjohëse për Shqipërinë për kontributin e saj në misionin NATO" shkruan ai.

Përmes një statusi në faqen e tij në Twitter, ka reaguar Ministri i Mbrojtjes Artis Pabriks që ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e viktimës dhe garanton shtetin shqiptar për hetim të menjëhershëm të këtij aksidenti.

Ushtarakja shqiptare Zarife Hasanaj, pjesë e kontigjentit të FA në misionin e NATO-s në Letoni,  ndërroi jetë nga shpërthimi i një mine, teksa ishte duke e çmontuar atë. Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur edhe dy ushtarakë të tjerë, major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët