Vdes ushtarakja shqiptare gjatë misionit të NATO-s në Letoni, plagosen majori dhe reshteri (Profili)

Një incident tragjik gjatë çmontimit të një mine, i mori jetën një ushtarakeje shqiptare, Zerife Hasanajt, pjesë e misionit të NATO-s në Letoni, ndërsa dy ushtarakë mbetën të plagosur, major Klodian Tanushi 39 vjeç dhe rreshter Julian Kapaj, 41 vjeç. Nëntetarja Zarife Hasanaj, 32 vjeçare nga Tropoja, humbi jetën gjatë asgjësimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive të paplasura, sot në orën 10:10 me orën lokale, në mision e saj të parë jashtë vendit. Shefi i Shtabit, gjeneral Bardhyl Kollçaku në një deklaratë të jashtëzakonshme për ngjarjen e rëndë, tha se Forcat e Armatosura ndodheshin në Letoni me përfaqësinë e një kontigjenti  në kuadër të misionit të NATO-s “Enhanced Forward Presence”.

Dy ushtarakët e plagosur, janë nën kujdesin e mjekëve në bazën Camp Adazi, në Letoni. Nëntetarja Hasanaj jetonte në Babrru prej 30 vitesh, së bashku me familjen dhe vëllain e saj. Ajo ishte beqare dhe pa fëmijë ndërsa bënte pjesë në batalionin e pastrimit të zonave të infektuara nga municione të paplasura, punë të cilën e kryente me dedikim dhe passion, por që do t’i merrte jetën. Hasanaj ishte specialiste në repartin e brigadës së xhenios të cilat kryejnë demontime të municioneve luftarake.

Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj janë të martuar dhe kanë familjet e tyre në Shqipëri përkatësisht në Dibër dhe Tiranë. Tanushi ka tre fëmijë dhe ishte komandanti i togës në të cilën bënte pjesë Hasanaj dhe Kapaj.  Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se pas operacionit, Tanushi vijon që të jetë në gjendje të rëndë për jetën.Ndërkohë, ushtria letoneze nisi hetimet për incidentin e shpërthimit në bazën ushtarake. Komandanti i Forcave të Armatosura Kombëtare në Letoni, tha se deri në përfundim të hetimeve stërvitjet në këtë bazë janë ndërprerë.

Nentetarja Zarife Hasanaj, Julian Kapaj dhe KlodianTanushi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:47
Në 2008 u bë pjesë e FA-së, u trajnua për asgjësimin e municioneve, por i morën jetën (Profili i ushtarakes)


Sot humbi jetën ushtarakja shqiptare Zarife Hasanaj, pjesë e kontigjentit të FA në misionin e NATO-s në Letoni,  pasi i shpërtheu një minë, teksa ishte duke e çmontuar. Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur edhe dy ushtarakë të tjerë, major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj. Zarife Hasanaj ishte nisur në mision në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa pjesë e Forcave të Armatosura ishte bërë në vitin 2008. Ajo kishte kryer disa kurse lidhur me asgjësimin e municioneve me eksplozivë, por sot fatkeqësisht shpërthimi i një mine i mori jetën në Letoni. Shtëpia Hasanaj është një familje ushtarakësh, pasi edhe kushërira e parë e Zarifes është pjesë e Forcave të Armatosura

TË DHËNA PËR ZARIFE HASANAJN
N/Tetar Zarife Muharrem Hasanaj, e datëlindjes 08/07/1987, ka lindur në Qytetin Barjam Curri, Tropojë, dhe me vendbanim në Babrru, Tiranë:

Gjendja familjare:

•             Është fëmija i katër i familjes Hasanaj, ka nje vëlla  dhe dy motra. Jeton me prindërit dhe vëllain e martuar.

Arsimimi:

•             Ka përfunduar Shkollën e mesme të përgjithshme “Gramoz Palushi” Babrru, Tiranë në vitin 2006.

•             Ka kryer Fakultetin e bujqësisë dhe mjedisit “Bachelor”, në “Inxhinieri Agrare”, profili “Hortikulturë” në Universitetin Bujqësor të Tiranës 2012-2017.

Kualifikimet

•             Ka kryer kursin EOD Niveli i I-rë “Asgjësimi i Muncioneve me Eksplozivë”.

•             Ka marrë pjesë në trajnimin “Ndihma e parë në Incidentet EOD”.

Gradimi dhe punësimi:

•             Është mobilizuar në FA më datë 04/04/2008 si ushtare profesionist i pare dhe në datë 01/10/2013,  titullohet n/oficer me gradën n/tetar.

•             Gjatë karrierës në FA është dalluar në realizimin e detyrave dhe për disiplinë të lartë.

Nëntetare Zarife Hasanaj ka shërbyer si operatore EOD në RU 4040.

Më datë 20.Dhjetor 2018, me urdhër të MM Nr.1984 datë 18.12.2018, është dërguar me mission në operacionin ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni, në përbërje të Grup-Batalionit Kanadez, me afat qëndrim 6 mujor, me detyrë Operator EOD.

Ora 14:26
'Unë jam NATO'! Zarife Hasanaj në mesazhin domethënës të NATO-s për gratë

Në ditën ndërkombëtare të Gruas, NATO ka përzgjedhur disa nga gratë ushtarake që janë pjesë e misioneve paqeruajtëse, nga kombësi të ndryshme. Mes tyre është edhe Zarife Hasanaj, e cila thotë në shqip: Unë jam NATO.

Ora 13:59
Zarife Hasanaj në Letoni prej dhjetorit 2018, ishte në përmbyllje të misionit

Zarife Hasanaj ishte nisur në Letoni në dhjetor të vitit 2018  së bashku me 23 ushtarakë të tjerë. Batalioni i shqiptarëve ndërrohet çdo gjashtë muaj, dhe Zarifja, kishte edhe pak ditë për të përmbyllur misionin e saj. Ky ishte kontigjenti i pestë që shërbente në Letoni.

Informacioni nga Ministria e Mbrojtjes

Në kuadër të angazhimeve politike të Republikës së Shqipërisë, në luftë kundër terrorizmit, Forcat e Armatosura janë angazhuar dhe marrin pjesë aktive në operacione ndërkombëtare, në misione të ndryshme jashtë vendit, si pjesë e pandarë e operacioneve të drejtuara nga NATO, BE, OKB dhe koalicionet e përbashkëta të partnerëve tanë strategjike.

Aktualisht, 214 efektive te FA janë të angazhuar në misione dhe operacione jashtë vendit.

Letoni
Duke filluar nga qershori i viti 2017, FARSH janë angazhuar më një togë EOD, (Explosive Ordance Disposal) si pjesë e grup - batalionit kanadez të Prezencës së Përparuar të Përforcuar të NATO (eFP, enhanced Forëard Presence) në Letoni. Kontingjentet shqiptare në këtë grup-batalion përbëhen nga 18-23 ushtarakë, të cilët ndërrohen çdo 6 muaj. 

Që prej qershorit të vitit 2017, në grup-batalionin e NATO-s në Letoni, kanë shërbyer 4 kontingjente shqiptare, ndërkohë që kontingjenti aktual është nisur në dhjetor të vitit 2018 për të shërbyer përreth 6 muaj.

Afganistan
Që prej vitit 2002, Forcat e Armatosura shërbejnë edhe në misionet e NATO-s në Afganistan.
Aktualisht kontingjentet shqiptare shërbejnë në misionin Resolute Support dhe janë të dislokuar në Kabul dhe Herat. Gjithashtu, ushtarakët shqiptarë shërbejnë edhe në shtabe të ndryshme në Kabul, Herat dhe Mazar-e-Sharif.

Deti Egje
Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë të angazhuara në operacionin ushtarak të NATO “Sea Guardian”, në nëntor 2016, në detin Egje me 1 anije e klasit “Iliria” dhe një ekuipazh prej 21 ushtarakësh.
Misioni, është kryerja e patrullimit detar në përbërje të grupit të gatshëm të anijeve të NATO, Standing NATO Maritime Group 2 (SNMG2), në detin Egje, në kuadër të operacionit të NATO.

Kosovë
Që prej anëtarësimit të Shqipërisë në NATO 10 vjet më parë, trupat shqiptarë shërbejnë në KFOR, në operacionin e drejtuar nga Aleanca në Kosovë.
Ushtarakët shqiptarë në Kosovë shërbejnë në shtabin KFOR, ndërkohë që është i angazhuar edhe një grup zbulimi HUMINT (Human Intelligence).
Nga viti 2017 FARSH është e angazhuar në këtë operacion edhe me një grup special.

EUTM Mali
Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë u angazhuan në operacionin ushtarak të Bashkimit Evropian, (EUTM Mali), në nëntor 2016, në Republikën e Malit, Afrikë.

Misioni i ushtarakëve, që marrin pjesë në këtë operacion, është mbështetja dhe dhënia e kontributit në funksione të ndryshme EOD. Misioni ka rol trajnues dhe kontingjenti i FARSH është pjesë e grupit EOD, në mbështetje të Kompanisë së Ruajtjes së Bazës në Qendrën e Trajnimit në Koulikoro, në Republikën e Malit.

Sudani i Jugut
Që prej prillit të vitit 2019, Shqipëria përfaqësohet edhe në misionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut.

Ora 13:01
Në familjen e nëntetares që humbi jetën në Letoni (VIDEO)

Familja e efektives Zarife Hasanaj jeton në Babrru të Tiranës. Kanë rreth 30 vjet që janë larguar nga Tropoja, prej nga janë me origjinë, ku pranë banesës së tyre kanë edhe të afërm të tjerë.

Familja e ushtarakes që humbi jetën në Letoni, si pjesë e misionit të NATO-s, e mësoi lajmin tragjik nga komandanti i vajzës së tyre. Me të mësuar lajmin, në familjen e Hasanajt, ka mbërritur komandanti i komandës mbështetëse të EOD, që ka në grup edhe kontigjentin që ndodhet në Letoni, konkretisht, Zarifen.

32-vjeçarja, e pamartuar, humbi jetën në orën 10:10 me orën lokale, në mision e saj të parë jashtë vendit.

Forca të ushtrisë kanë mbërritur pranë banesës së familjes Hasanaj. Ministria e Mbrojtjes do të ndjekë të gjitha procedurat për mbërritjen e trupit të pajetë të Zarife Hasanajt, nëntetares që humbi jetën teksa çmontonte lëndë plasëse.

Zarife Hasanaj jetonte me prindërit dhe vëllain.

Ora 11:50
Gjeneral Bardhyl Kollçaku konferencë të jashtëzakonshme: Nuk ka vend për panik

Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, Gjeneral Bardhyl Kollçaku, shefi i Shtabit, teksa dha lajmin për vdekjen e ushtarakes dhe plagosjen e kolegëve të saj, tha se nuk ka vend për panik.

"Jemi krah çdo kontigjenti të forcave të armatosura në Letoni", tha ai

Deklarata

"Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Letoni, ku Forcat tona të Armatosura janë përfaqësuar me një kontigjent në kuadër të misionit të NATOs “Enhanced Forëard Presence”.
Një grup i kontigjentit të asgjesimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive, gjatë kryerjes së detyrës së tyre, sot në ora 9.10 (ora 10.10 me orën lokale) janë dëmtuar nga shpërthimi i disa municioneve të paplasura. Ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrave luftarake,  në bazën e NATO-s ku  ishte zhvilluar një stërvitje ushtarake e një prej aleatëve. 

Nga ky shpërthim është plagosur dhe më pas ka humbur jetën Nëntetare Zarife Muharrem HASANAJ. Të plagosur kanë mbetur komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla TANUSHI dhe Rreshter Julian Xhevat KAPAJ.

Sipas informaciomeve të deritanishme Major TANUSHI dhe Rreshter KAPAJ janë nën kujdesin maksimal të mjekëve, në bazën Camp Adazi, në Letoni.
Për ngjarjen e sotme jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet më të larta letoneze dhe të aleatëve tanë në mision. 

Në emër të Forcave të Armatosura i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së Nëntetares HASANAJ që humbi jetën në krye të detyrës dhe urojmë shërim të shpejtë për Major Klodian TANUSHI dhe Rreshter Julian KAPAJ.

Njëherësh, në emër të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura siguroj të gjithë familjarët e efektivëve tanë në Letoni se po ndjekim me vëmendjen maksimale ngjarjen që ka ndodhur. Në këtë moment të vështirë jemi pranë cdo efektivi të Forcës së Armatosur në Letoni dhe kudo ku Shqipëria është e angazhuar në përmbushjen e misionit".

Ora 11:48
Ja kush është ushtarakja shqiptare që humbi jetën në misionin e NATO-s në Lituani (FOTO)
Ora 11:42
VIDEO PREKËSE! Nëntetarja mesazh nga misioni në Letoni: Hera e parë që kontribuoj jashtë vendit....Gëzuar Shqipëri!

Një video që tregon punën e ushtarakëve shqiptarë në Letoni si pjesë e misionit të NATO-s. Aty shfaqen Zarife Hasanaj dhe kolegët e saj, teksa shprehin krenarinë që janë në këtë mision, që korrespondon me një vit historik, 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Video është shpërndarë një muaj më parë në Facebook nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. "Prej 2 vitesh, djemtë dhe vajzat e Forcave të Armatosura kontribuojnë në Letoni, në kuadër të Mbrojtjes Kolektive të Aleancës. Shqipëria 10 vjet në NATO. Partner i besueshëm në Aleancë", shkruan Xhaçka.

Zarifja, 32-vjeçare me origjinë nga Tropoja,ishte në misionin e saj të parë jashtë vendit. Emocione dhe krenari teksa ajo tregon për punën e saj, nga Letonia, ku është pjesë e kontigjentit të Forcave të Armatosura shqiptare në mbështetje të misionit të NATO-s, Ndan edhe një urim për Shqipërinë dhe anëtarësimin në Aleancën Euro-atlantike.

"Është hera e parë që kontribuoj në komisionet jashtë vendit dhe bëj pastrimin e zonave të infektuara nga municione të paplasura. Gëzuar Shqipëri 10 vjetorin në NATO", shprehet nëntetarja Zerife Hasanaj në videon që ministrja ka zgjedhur të shpërndajë si mesazh të veçantë për 10-vjetorin në NATO.

Edhe kolegët e saj, të cilët mbetën të plagosur në këtë mision, sot në mëngjes teksa bënin çmontimin e lëndëve plasëse, shprehen krenarë për kotnributin e dhënë në NATO.

"Në këto ditë festash uroj pjesëtarët e Forcave të Armatosura për kontributin në NATO, ne jemi NATO".

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lleshi: 06/05/2019 23:07

    Ngushellime familjes Rest In peace

    Përgjigju
  • KritikAbsolut: 06/05/2019 17:15

    Ngushellime familjes. R.I.P.

    Përgjigju
  • Lola: 06/05/2019 17:00

    Ngushellime familjes.Mendoj qe duhet organizuar ceremoni varrimi shteterore pasi ajo vdic me flamurin komntar ne gjoks prandaj meriton gjitha nderimet me te larta shteterore.Njerez si kjo meritojne nderimet me te larta dhe jo ato politikan qe duan ti vendosin flaken vendit me protesta per karrige pushteti

    Përgjigju
  • Turp: 06/05/2019 16:57

    Ngushellime familjes u preft ne paqe. Si si vjen turp ktij shteti ta marri familja lajmin nga mediat. Ktu ne US sleshohet lajmi pa shkuar dhe ja thene familjareve. Skishte nje oficer shqiperia ta conte ne shpin e ksaj dhe ne shpine e te plagosurve po vrap me be lajmin. Edhe mediat si e japin pa I thene familjareve... cudira shqiptare. Turp shtetit.

    Përgjigju
    • Toni Tirane: 06/05/2019 18:39

      Edhe ne Amerike lajmi per aksidente te tilla jepet ne media dhe pastaj emrat i jep departamenti i mbrojtjes. E njejta gje ka ndodhur edhe ketu

  • Emi: 06/05/2019 16:10

    U prefsh ne paqe nushellime familjes dhe sherim te shpejt kolegeve

    Përgjigju
  • Erik: 06/05/2019 15:45

    Ngushellime familjes se efektives dhe sherim te shpejte ushtarakeve te tjere!

    Përgjigju
  • Timi: 06/05/2019 15:13

    Ngushëllime. Heroinë që beson në idealin e lirisë edhe përtej atdheut. Respekt dhe përulje!

    Përgjigju
  • Arben Metani: 06/05/2019 13:40

    Ngushellime familjes.

    Përgjigju
  • Vicidoli: 06/05/2019 13:39

    Ngushellime.... radhen e ka Burisha tash

    Përgjigju
    • Vertet: 06/05/2019 16:01

      Me mire ta kishe lene me tri pika (...).

  • Toni Tirane: 06/05/2019 13:21

    Ngushellime dhe faliminderit per sherbimin. NATO duhet ti lidhi pension familjes

    Përgjigju
  • Fitim hasa: 06/05/2019 13:04

    Ngushellime familjes , zoti e paste çu ne xhenet ishalla

    Përgjigju
  • Blenard: 06/05/2019 12:57

    tu preft shpirti ne paqe zemra jone !

    Përgjigju
  • Arbëri: 06/05/2019 11:56

    LAVDI DHE NGUSHLLIME FAMILJES E MBAR KOMBIT SHQIPËTARË ...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mik i të gjithëve dhe idhull i tifozërisë, Sylvinho, trajneri i Kombëtares që shkëlqen përtej fushave

Mik i të gjithëve dhe idhull i tifozërisë, Sylvinho, trajneri i Kombëtares që shkëlqen përtej fushave