Një ditë pas ndarjes nga jeta të akademikut dhe historianit, Zef Mirdita Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka shprehur ngushëllimet e tij.
Në një mesazh ngushëllues, Nishani vlerëson jetën dhe veprimtarinë e historianit, duke e konsideruar trashëgiminë e tij si një vlerë të çmuar për brezat e ardhshëm.
Nishani shton se, ikja e tij do i mungojë jo vetëm familjes, por edhe letrave e kulturës kombëtare.
Ja mesazhi i plotë i Bujar Nishanit
“E nderuara familja Mirdita,
Me dhimbje e mora lajmin për ndarjen nga jeta të Akademik Zef Mirdita.
Profesor Mirdita ishte një shkencëtar i rrallë, historian i devotshëm, njeri i shquar i letrave dhe i kulturës sonë kombëtare.
Para pak ditësh, në prag të ikjes së tij nga kjo botë Profesor Mirdita, na e la si amanet librin e tij të fundit historik “Dardanët dhe Dardania në antikë”.
Brezat e ri të studiuesve dhe historianëve do të kenë shumë të mësojnë nga vepra e Akademik Zef Mirdita.
Shpirti i Profesor Zefit, u prehtë në parajsën e përjetshme!”
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com