Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e së martës ku një vajzë 7-vjeçare humbi jetën, pas u godit nga një gomone në plazhin e Potamit në Himarë.
Vogëlushja Jonada Avdia ishte duke u larë në det, ku u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat të cilat rezultuan fatale për 7-vjeçare, e cila ndërroi jetë në vend. Drejtuesi i gomones ishte efektiv policie.
Jonada ishte me origjinë nga Tropoja dhe jetonte në Angli bashkë me familjen e saj, të cilët ishin kthyer në Shqipëri për pushime. Vdekja e dhimbshme e 7-vjeçares ka sjellë reagime të shumta në rrjet, disa kanë shprehur ngushë,llimet e tyre ndaj familjes së vajzës, ndërsa disa të tjerë kanë reaguar të revoltuar kundrejt institucioneve për neglizhencën e treguar lidhur me kontrollet e mjeteve lundruese, prej të cilave mund të ishte parandaluar dhe tragjedia.
Ka pasur shumë reagime dhe mesazhe nga personazhe të njohur, njëri prej tyre është dhe Donald Veshaj. Ai ka ndarë një video në Instagram ku akuzon instancat përkatëse të cilat nuk kanë marrë masat e duhura.
“Këtë video e kam për ministritë, policinë detare, për gjithë njerëzit që janë përgjegjës për këto tragjedi të vazhdueshme. Nuk e kuptoj sa të vështirë mund ta keni ngritjen e një sistemi. Ngritja e një sistemi që bën të mundur që mjetet ujore mos të afrohen te pushuesit. Janë raste të përsëritura. Kur ndodh diçka ju çfarë bëni në ministri? Çfarë bëni? Rrini mendoheni? Dy mundësi ka: Ose nuk doni, ose nuk keni mendje në kokë. Është e thjeshtë, ndodh një rast, merr 5 burra a gra të mençura, uleni në tavolinë dhe diskutoni se çfarë do bëni. E keni bërë ndonjëherë? Nuk besoj. Ta kishit bërë nuk do ndodhnin këto. Bëni një sistem molesh siç e ka gjithë bota. Sa e vështirë është ngritja e një sistemi. Për çfarë jeni aty? Nuk e kuptoj. Pse nuk kemi ne pushues e pse nuk funksionon te ne turizmi. Sepse nuk e marrin rëndësinë këto gjëra, e marrin lejet e ndërtimit ne jug, tokat”, tha Donaldi.
S.C//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7382
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fusha e mbetjeve në Vlorë 2 ditë në flakë, tymi mbulon zonën! Banori për Report Tv: Problem i madh, bllokohemi me erën e mbeturinave (VIDEO)
23 Nëntor, 08:29
-
Vlorë/Sërish zjarr në fushën e mbetjeve! Zjarrfikësit në 'luftë' me flakët (VIDEO)
22 Nëntor, 18:31
-
Aksident në fshatin Lapardha të Vlorës! Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga
22 Nëntor, 16:46
-
Moti i keq përfshin Vlorën, mbetet i pezulluar lundrimi në det! Ndërprerje energjie në disa zona
22 Nëntor, 12:44
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
Vlorë/ 30- vjeçari ra nga kati i 3 i pallatit në ndërtim, arrestohet sipërmarrësi i punimeve të pllakave, nën hetim një tjetër! Mungonin kushtet teknike për sigurimin e jetës
21 Nëntor, 09:43
-
Vlorë/ FNSH 'pritë' tek rrethrrotullimi i Skelës, ndalon makinat e luksit e me xhama të zinj! Kontrolle për persona të kërkuar apo me armë (VIDEO)
20 Nëntor, 20:57
-
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari në Vlorë
20 Nëntor, 14:00
-
Vlorë/ Bie nga kati i 3 i pallatit në ndërtim, 30 -vjeçari niset drejt Tiranës! Në gjendje të rëndë shëndetësore
20 Nëntor, 12:39
-
Vlorë/ Efektivi i policisë jashtë shërbimit aksidenton me ‘Benz’ këmbësorin e moshuar! 79-vjeçari nën kujdesin e mjekëve, edhe AMP nis hetimet
19 Nëntor, 18:27
-
Vlorë/ Përkeqësimi i kushteve meteorologjike, stuhi dhe dallgë deri në dy metra! Ndalohet lundrimi i varkave e peshkarexhave për 4 ditë! Ja kur rinis, tragetet dhe anijet e mëdha do vijojnë
19 Nëntor, 16:55
-
Vlorë/ Aksident në rrugën Transballkanike, automjeti 'Benz' përplas motorin, plagosen drejtuesi dhe pasagjeri (VIDEO)
19 Nëntor, 15:24