Vdekje e tmerrshme e 22-vjeçarit britanik në Greqi, tentoi që të bënte ‘selfie’ por u godit nga helika e helikopterit

Vdekje e tmerrshme e 22-vjeçarit britanik në Greqi, tentoi që të bënte ‘selfie’ por u godit nga helika e helikopterit

Jack Fenton

Një 22-vjeçar britanik ha humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në aeroportin e Spartës në Athinë. Mediat britanike bëjnë të ditur se Jack Fenton, ka humbur jetën në një skenë të tmerrshme, pasi u godit në kokë dhe trup nga helika e helikopterit nga i cili sapo kishte zbritur.

I pranishëm në skenën e ngjarjes së rëndë ishte edhe i vëllai i viktimës. Dyshohet se 22-vjecari që sapo kishte përfunduar studimet, ka tentuar të bëjë një selfie duke u afruar tek helikat e helikopterit. 

Dy të rinjtë ishin kthyer me helikopter nga udhëtimi i tyre nga Mykonos, ndëra me një helikopter të dytë udhëtonin pas tyre prindërit. Ata do të ktheheshin me një avion privat drejt Britanisë. 

Hetuesit po hetojnë rrethanat e aksidentit, ndërsa piloti mund të përballet me akuza për vrasje nga pakujdesia, pra nëse u ka thënë apo jo pasagjerëve të dalin nga helikopteri përpara se motori dhe helikat të ishin ndalur.

M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Veliaj uron Sadiq Khan për fitoren e mandatit të tretë si kryebashkiak i Londrës: Fitoi shpresa mbi frikën

Veliaj uron Sadiq Khan për fitoren e mandatit të tretë si kryebashkiak i Londrës: Fitoi shpresa mbi frikën