TIRANE - Një fëmijë 11-vjeçar humbi jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin francez në Tiranë në orët e mbrëmjes së të mërkurës (7 nëntor).
11-vjeçari Denis Alimadhi nga Bërzhita e Tiranës, i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje estetike, pasi nuk i hapeshin kapakët e syrit. Por, gjatë operacionit diçka nuk ka shkuar mirë dhe fëmija ndërroi jetë.
Prindërit e Denisit denoncuan ngjarjen në komisariatin numër 4 në kryeqytet duke bërë me faj për vdekjen e fëmijës së tyre, mjekimin e pakujdesshëm dhe komplikacionet gjatë operacionit.
Mësohet se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale kanë asistuar edhe dy mjekë iralandezë. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes së 11 vjeçarit.
NENA E 11-VJECARIT: MJEKET PRITEN NJE ILAC QE S’ERDHI KURRE, DRETESIA TE ZBARDHE GJITHCKA
Në një intervistë ekskluzive për televizionin A1Report, nëna e 11-vjeçarit kërkon nga organet e drejtësisë që të zbardhin gjithçka mbi vdekjen e fëmijës së saj. Ajo rrëfen se s’i ndodhi ngjarja që i mori jetën të birit dhe se cilat kanë qenë bisedat me mjekët që morën përsipër operacionin e tij. Shehe Alimadhi nga Bërzhita e Tiranës, nëna e Denisit 11-vjeçar tha se para operacionit mjekët iralandezë që morën përsipër të bënin ndërhryjen kirurgjikale në sy, thanë se ndërhyrja ishte thjesht estetike duke i siguruar se gjithçka do të kishte sukses. Sipas saj, mjekët i kanë konfirmuar një komplikacion për shkak të anestezisë.
Alimadhi tha për A1Report se mjekët iralandezë e kontrolluan rastin e djalit me anë të telemjekësisë. Sipas saj, fëmijës iu bënë të gjitha analizat dhe se gjatë zhvillimit të operacionit mjekët thanë që s’ka probleme. Ajo rrëfen më tej se në momentin që situata u ndërlikua mjekët i thanë se janë në pritje të një ilaçi nga Italia i cili mund të përmirësonte situatën, por sipas saj ai ilaç nuk erdhi kurrë. Që prej atij momenti, vijon nëna e 11-vjeçarit, mjekët kanë shkëputur çdo konktakt me ne, ndërsa fillimisht u justifikuan me faktin që është rast i rrallë dhe mund të ndodhe 1 në 15 mijë raste. Shehe Alimadhi por edhe të afërm të tjerë të Denisit, bëjnë apel që të zbardhet gjithçka mbi atë që i ka marrë jetën 11-vjeçarit. Sipas tyre nga momenti që është bërë denoncimi për vdekjen e deri më tani nuk kanë marrë asnjë sqarim.
HETIMET
Grupi hetimor ka sekuestruar kartelën dhe është duke marrë në pyetje grupin e mjekëve që kanë marrë pjesë në operacion. Dyshimet e para janë për një mjekim të gabuar, një anestezi e tepruar e cila mund të ketë çuar në atak kardiak.
Vetëm një muaj më parë, një shtetas italian, Luca Ollivoto, humbi jetën në një klinikë private në Tiranë pas kurës që mori po nga një mjek italian, Tullio Simoncini, i cili ushtronte profesionin në këtë spital. Edhe hetimet për këtë çështje janë ende të hapura si nga policia shqiptare, ashtu edhe nga ajo italiane.
Shkrimi u publikua fillimisht në orën 14: 38 dhe u përditësua në vazhdim
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Rasti i pacientit italian që ndërroi jetë në spitalin privat në Tiranë