Një 34 vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Angli teksa ishte duke luajtur futboll bashkë me disa shokë të tij në një fushë private.
Shqiptari me profesion taksist ka qenë bashkë me disa shokë të tij, kur teksa luante futboll ka tentuar që të kalonte një përçues elektrik, por prekja ka rezultuar fatale, pasi i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur jashtë fushës së futbollit, kur Albert Xhediku 34-vjeçar ka shkuar që të marrë topin, por prekja me përçuesin i ka shkaktuar vdekjen.
I riu është dërguar menjëherë për në spital nga miqtë e tij, por nuk ka mundur që të përballojë tronditjen dhe ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas ngjarjes policia vendase ka nisur hetimet, në të cilat ëhstë përfshirë edhe kompania që udhëheq sallën sportive
“Isha duke luajtur me të. Vetëm godisnim topin dhe patëm momente të mira. Kur ndodhi të gjithë ishim aty por nuk mundëm që ta ndihmonim, ishte shumë e frikshme. Do të na mungojë. Ishte shok shumë i mirë”, ka thënë një nga miqtë e tij.
34 vjeçari Albert Xhediku ishte nga qyteti i Peshkopisë dhe kishte vite që jetonte e punonte në Britaninë e Madhe.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com