Një vogëlushe nëntë muajshe gjeti vdekjen mbrëmjen e së enjtes si pasojë e kequshqyerjes, ndërsa Prokuroria ka vënë në hetim prindërit e saj. Ngjarja u shënua në Milano të Italisë.
Prej kohësh prindërit e 9-muajshes po kalonin një periudhë të vështirë ekonomike, ndërsa apartamenti ku ata jetojnë u gjet në kushte të pafavorshme higjienike dhe pa asnjë ushqim të përshtatshëm për një të sapolindur.
Kjo sipas prokurorit, tregon se fëmija është kequshqyer nga prindërit e tij. Bashkë me ta jetonte edhe gjyshi i vajzës, por ky i fundit nuk është vënë nën hetim.
Ndërkohë, rezultatet e autopsisë pritet të zbardhin zyrtarisht shkaqet që i morën jetën foshnjes 9-muajshe.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com