Thomas Eric Duncan, amerikani i parë i prekur me virusin Ebola, ka nderuar jetë në spital. Autoritetet shëndetësore në spitalin e  Texasit, ka njoftuar se pacienti i parë i diagnostikuar me Ebola në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka vdekur.

Ai u shtrua në spital, pasi mbërriti  Texas, nga Liberia, më 20 shtator, për të vizituar familjen e tij. Ndërkohë autoritetet në SHBA, kanë  njoftuar për vendimin e ri që kanë marrë, rreth kontrollve që do t’ju nënshtrohen të gjithë udhëtarët nga Afrika Perëndimore arrijnë në SHBA.

Këtë vendim e ka marrë Departamenti për Siguri i Shtetit. Të gjithë udhëtarët që vijnë nga Liberia, Sierra Leone, dhe Guinea do t’ju matet temperatura, dhe do të duhet t’i përgjigjen disa pyetjeve.

Sëmundja e Ebolës, ka mobilizuar vendet Perëndimore. Të mërkurën, edhe autoritetet e Britanisë së Madhe, kanë njoftuar se vendi i tyre do të dërgoj 750 trupa në Sierra Leonem për të ndihmuar vendin rreth Ebolës.

Ebola vdekjeprurëse ka vrarë deri më tani, më shumë se 3.400 njerëz në Afrikën Perëndimore.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)