Pa Gjurmë/ Vdes emigranti, e ëma kërkon të vërtetën: Kunati gënjen, djalin mund ta kenë vrarë

Misteri i një vdekje. Çfarë ndodhi me fatin e 37-vjeçarit nga Puka. Rigelsi ishte djali i vetëm mes dy vajzave në familjen Voçi. Në atë kohë nuk shkonte mirë me mësime, adolesht asokohe kërkon që të emigrojë në Greqi. Në vjeshtën e vitit 1998 ai bashkë më xhaxhain Jakun nisen nga mali ilegalisht drejt tokës Helene. Me të mbërritur shëndosh e mirë njoftojnë edhe familjen, ndërsa tashmë ishin vendosur në Selanik.

Xhaxha e nip kishin marrë një shtëpi me qera, po nisën të kishin debate pasi xhaxhai e detyronte të flinte tek shtëpitë e shokëve me të cilët ai punonte. Rigelsi komunikonte me familjen dhe këtë shqetësim të tij ia kishte tregaur vetëm të ëmës, pasi nuk donte që i ati të kishte konflikte me të vëllanë. Rigelsi nuk arriti të pajisej dot me dokumenta greke ndërsa më 24 dhjetor 2002 erdhi në shtëpi për të kaluar festat e fundvitit.

Qëndron 4-ditë dhe ikën sërisht për në Greqi.Në shkurt të vitit 2003 Rigelsi parandjen dicka. Ai u thotë familjes se kishte parë një ëndërr të keqe. Në mars ai flet me të motren Aurora, por xhaxhai ia merr telefonin nga duart dhe i thotë të mbesës së Rigelsi ishte i sëmurë. Rrugës për në spital djali bie në koma. Dy ditë më pas halla e tij Pranvera mëson se nipi ishte në spital dhe se ndodhej në koma. I ati Ndue udhëton me urgjencë drejt Athinës. Atje i tregojnë se i biri kishte qenë duke pirë kafe me disa shokë në momentin, dhe se dikush e kishte marrë në telefon. Pas kësaj ai niset për të marrë mikun e tij ndërsa nuk dihet sesi ka ndodhur kur gjatë rrugës me motor Rigelsi pëson aksident.

Rigelsi dëmtohet rëndë kurse miku i tij bashkë me xhaxhain Altin dhe Frrok Gjokaza shpëtojnë. Rigelsi qëndron 9-ditë ne koma, por 37 vjeçari nuk i shpëtoi dot vdekjes. Mjekët i heqin aparaturat që e mbanin në jetë ndërsa ai mbylli sytë përgjithmonë më 5-prill të vitit 2003. Sot pas afro 6 vite nga ajo ngjarje familjarët kanë ngritur dyshimet lidhur me vdekjen e të riut. Ata nuk e besojnë se ai ndërroi jetë pas një aksidenti.Ata kërkojnë të zgjojnë një të vërtetë mbi atë se cfarë e coi 37 vjecarin drejt vdekjes fatale….

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja