Vdes gazetari shqiptar në Maqedoni,
porosia e fundit për kolegët

Vdes gazetari shqiptar në Maqedoni,<br />porosia e fundit për kolegët
Pas një sëmundje të rëndë është ndarë nga jeta gazetari i njohur, profesori i universitetit Ganimet Klaiqi, ku ka punuar prej vitesh edhe në gazetën e përditshme “Koha Ditore”.
 
Klaiqi është lindur më 26 janar 1965 në Poliçkë të Kamenicës. Shkollën  fillore e ka mbaruar në vëndlindje, të mesmen në Dardanë, fakultetin dhe studimet master i ka mbaruar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
 
Gjatë vitit shkollor 1993-1994 ka punuar si arsimtar i Gjuhës dhe letërsisë shqipe, në shkollën fillore “Abdullah Krashnica” në Preshevë. Më 1997 kishte nisur punën si korrespodent në të përditshmen “Koha Ditore”.
 
Pas përfundimit të luftës, në institucionet e përkohshme ka punuar për rreth një vit si shef i Zyrës së Informacionit në Kamenicë. Gjatë kësaj kohe ai ka shkruar prozë e poezi. Në vitin 2000  i është rikthyer gazetarisë ku ka vazhduar deri më 2015.
 
 
 
Ky është postimi i tij i fundit në profilin e tij në Facebook:

 

“Të nderuar miq, profesorë,gazetarë, familjarët e mi të dashur,motra e vëllezër që më rrini pranë në këto ditë të vështira për shërimin tim.
 
Lajme nga shoqnia po vijnë si bombë e kurdisur, pa rrugëdalje, për shkak të mëndësisë del të jetë primitive, sepse sulmet ndaj mendimit të lirë janë sulme ndaj vetë historisë njerëzore. Edhe në organizimet më të vjetra liria e shprehjes ishte dhe mbeti boshtë i demokracisë. Mos i sulmoni gazetarët për bindjen e lirë, ata mund të jenë shtyllat që i japin hov luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar!
Janë tanët dhe ashtu i duam!!"
 


Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar