Vdes në moshën 132-vjeçare gruaja më e vjetër në botë. Antisa Khvichava e cila banoten në fshatin Saçino të Gjeorgjisë mendohet se është njeriu më i vjetër në botë.

Ajo lindi më 8 korrik të vitit 1880, i ka mbijetuar dy Luftërave Botërore dhe ka parë krijimin dhe rënien e Bashkimit Sovjetik. Ajo ishte nënë e tre fëmijëve, 12 nipave dhe 18 stërnipave.

Raportet e mediave në Gjeorgji nuk saktësojnë se kur ka vdekur, por flasin për radhë të gjata njerëzish në funeralin e Khvichavas.
)sg/shqiptarja.com)