/ATSH-AFP/ - Leo Tindemans, i cili ishte kryeministri belg nga viti 1974 deri në vitin 1979 dhe presidenti i Partisë Popullore evropiane përgjatë një dekade, vdiq sot në moshën 92-vjeçare, njoftoi drejtoria e partisë së tij CD&V.
Lindur më 16 prill 1922 në provincën Anvers (veri), Leo Tindemans ka qenë anëtar i partisë kristian demokrate flamande CD&V dhe disa herë ministër dhe deputet.
Menjëherë pas marrjes së postit të kryeministrit belg, ky federalist i bindur, u ngarkua në vitin 1974, gjatë samitit evropian në Paris, për të hartuar një koncept të përgjithshëm për ndërtimin evropian.
Raporti i tij, publikuar në dhjetor të vitit 1975, kërkonte riforcimin e institucioneve evropiane, veçanërisht të Komisionit dhe Parlamentit dhe vendosjen e një bashkimi ekonomik dhe monetar.
Ai fitoi në vitin 1976 çmimin "Charlemagne", që i jepet personaliteteve të angazhuar për integrimin evropian.
/Shqiptarja.com