Ish-kryeministri Gough Whitlam, artizan i reformave të rëndësishme që transformuan Australinë, vdiq në moshën 98-vjeçare.

"Baba i dashur, ai ishte një burimi frymëzimi për të gjithë ne, familjet tona dhe për miliona australianë", u shprehën fëmijët e tij, Antony, Nicholas, Stephen dhe Catherine.
Kryeministri konservator Tony Abbott i bëri homazhet ish-kryeministrit laburist. Ai kërkoi që flamujt të ulen në gjysmë shtizë në të gjithë vendin dhe urdhëroi një ndërprerje të seancës parlamentare për ditën e sotme.

"Gough Whitlam, ishte më shumë sesa politkë. Ishte një mënyrë e re e të menduarit, e të menduarit të të qeverisurit, të rajonit tonë, vendit tonë në botë, ndryshimit", deklaroi Abbott.

Ish-kryeministri laburist qëndroi në pushtet vetëm tre vite (1972-1975) por zhvilloi reforma të rëndësishme ekonomike dhe sociale. Ai i dha fund shërbimit ushtarak të detyrueshëm, hoqi dënimin me vdekje, hoqi pagesën për studimet universitare, njohu Kinën komuniste, tërhoqi trupat australiane nga Vietnami dhe uli moshën e votimit në 18 vjeç.

ATSH