PEKIN- Ish mbreti i Kamboxhias Norodom Sihanouk ndërroi jetë sot në moshën 89 vjeçare. I njohur si një prej figurave kyçe ndër dekada, Sihanouk vdiq në një spital të kryeqytetit të Kinës pas një ataku kardiak. Ai ishte mbret i Kamboxhias nga viti 1941 deri në vitin 1955 dhe pastaj më vonë edhe nga viti 1993 deri në vitin 2004, kur edhe hoqi dorë për shkak të shëndetit të dobët.
Sihanouk ishte figurë e rëndësishme gjatë rezistencës së viteve 1975-79, kundër Khmer Rouge, kur u vranë më shumë se 2 milionë njerëz. Sihanouk u lind gjatë kohës së sundimit të kolonializmit francez dhe kishte bërë fushatë në vitin 1953 për pavarësinë e Kamboxhias.
Princi Sisowath Thomico, një anëtar i familjes mbretërore, i cili ishte njëkohësisht asistent i Sihanoukut, dha lajmin se mbreti kishte pësuar një atak në zemër në spitalin ku kishte shkuar për trajtim mjekësor.
(d.m/s.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com