Vdes ish-ministri i jashtëm i Arabisë Saudite Saud al-Faisal. Lajmin e bëri të ditur një zyrtar i lartë i ministrisë së informacionit saudit, i cili deklaroi se Princi Saud kishte vdekur dhe se së shpejti lajmi do të publikohet me anën e një deklaratë zyrtare.
Princi Saud, u emërua në vitin 1975, duke shërbyer gjatë si ministër i jashtëm në disa vende të botës. Postin e tij e la në 29 prill të këtij viti duke u zëvendësuar nga Adel al-Jubeir, ambasadori i atëhershëm në Uashington.
Princi Saud ka shërbyer nën regjimin e katër mbretërve sauditë, duke u marrë me avancimin e politikës së jashtme të Mbretërisë së, sidomos pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.
Ai ishte gjithashtu pjesë e delegacionit të Arabisë Saudite, në përpjekje për të pakësuar ndikimin e Iranit në rajon, duke përfshirë konfliktin e vazhdueshëm në Siri, ku Arabia Saudite ka mbështetur disa grupe rebele.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com