Vdes kompozitori i ”Titanic”
James Horner, aksident ajro

Vdes kompozitori i ”Titanic”<br />James Horner, aksident ajro
SHBA -James Horner, kompozitor i sukseseve të mëdha hollivudiane si ”Titanic” apo ”Avatar”, humbi jetën në moshën 61-vjeçare në një aksident me avionin e tij personal, njoftoi media në SHBA.

Sipas revistës ”Variety”, kompozitori vdiq në një aksident ajror në Santa Barbara, në Kaliforni.

“Kompozitori brilant, James Horner, miku im, bashkëpunëtori im në shtatë filma vdiq në mënyrë tragjike pas një aksidenti me avion”, shkruan regjisori, Ron Howard në rrjetin social ”Twitter”.

James Horner kishte fituar një çmim Oscar për muzikën e filmit ”Titanic”, ”My Heart Will Go On” dhe ishte nominuar gjashtë herë për çmimin ”Academy Award” për muzikën e tre filmave të tjerë të suksesshëm si ”Apollo 13”, ”Braveheart” dhe ”Field of Dreams”.

“Shumë i trishtuar për vdekjen e James Horner. Gjithmonë e kam dashur punën e tij. Ai ka lënë një trashëgimi muzikore impresionuese”, shkruan në rrjetin social Twitter autori i serive televizive ”Seth MacFarlane”. /ATSH/

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji