/ATSH-AFP/ - Lideri rumun i ekstremit të djathtë dhe ish-senatori, Corneliu Vadim Tudor vdiq sot nga një krizë kardiake, theksoi një burim spitalor.
Vadim Tudor, 65 vjeç, ishte shtruar në spital në mëngjes, pasi ishte ndjerë keq.
Vadim Tudor, poet, gazetar dhe autor i shumë vargjeve për ish-diktatorin komunist, Nicolae Çaushesku, themeloi në vitin 1991 partinë, Rumania e Madhe dhe një të përditshme me të njëjtin emër, të cilit i shërbeu si tribunë për të shprehur deklaratat denigruese në adresë të politikanëve të shumtë dhe intelektualëve.