Vdes në Tiranë Ramiz Alia
Sot funerali dhe homazhet
Në Tiranë u zhvillua sot ceremonia zyrtare e funeralit për ish presidentin e fundit komunist shqiptar Ramiz Alia i cili vdiq dy ditë më parë në moshën 86 vjecare si pasojë e një sëmundjeje
Në Tiranë u zhvillua sot ceremonia zyrtare e funeralit për ish presidentin e fundit komunist shqiptar Ramiz Alia i cili vdiq dy ditë më parë në moshën 86 vjecare si pasojë e një sëmundjeje
Arkivoli i zotit Alia u vendos për 60 minuta në qendrën kulturore të ushtrisë. Ndonëse ceremonia u organizua nga protokolli i shtetit, asnjë prej përfaqësuesve shteteror nuk ishte i pranishëm, ndërsa morën pjesë figura të njohura të së majtës. Pranë trupit të pajetë bën homazhe kryetari i grupit parlamentar socialist
Gramoz Ruci dhe deputeti Namik Dokle, ish kryetari i parlamentit Servet Pëllumbi, kryetari i Lëvizjes socialiste për integrim Ilir Meta si dhe ish kryetari socialist dhe ish kryeministri Fatos Nano i cili pasoi zotin Alia në drejtimin e ish partisë së Punës, pas shndërrimit të saj në Partinë socialiste, në fillim të viteve ’90. Në homazhe mori pjesë edhe një nga djemtë e diktatorit Hoxha.
Arkivoli u percoll më pas në një nga varrezat e kryeqytetit i mbulur me flamurin kombëtar. Ramiz Alia ka qenë një ndër eksponentët kryesore të regjimit komunist shqiptar, dhe bashkëpunëtor i afërt i diktatorit Enver Hoxha në fillim të viteve 80. Ai u bë pasuesi i tij i natyrshëm, kur Hoxha vdiq më 1985. Nën trysnin e revoltës së studentëve në fund të vitit 1990 Ramiz Alia u detyrua të njihte pluralizmin politik.
Partia komuniste e drejtuar prej tij fitoi megjithatë sërish në mars të 1991 dhe ai u zgjodh presidenti i parë i Shqipërisë pluraliste. Por një vit më vonë do të dorëhiqej pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e marsit 1992. Vlerësimet ndaj figurës së tij janë të ndryshme. Një pjesë e konsideron si pasardhës të denjë të diktatorit Hoxha, ndërsa një pjesë tjetër gjykon se ai megjithatë shmangu një gjakderdhje në vend duke mundësuar një kalim të butë nga regjimi komunist në demokraci.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3332
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOT/ Nga politikanët, diplomatët, artistët te mjekët e policët, kush mori pjesë në darkën e iftarit të shtruar nga Rama! Nuk mungon Gramoz Ruçi
9 Prill, 08:42
-
Masakra e 2 prillit/ ‘Repolitix’ sjell dokumente ekskluzive: Gramoz Ruçi i raportonte Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 1991
2 Prill, 21:20
-
Rikthimi i gardës të vjetër në PS sinjal për përballje titanike në zgjedhjet e 2025!
11 Shkurt, 12:21
-
SHIKONI FOTOT/ Asambleja e PS-së, bën bashkë të vjetër e të rinj Rama me atlete! Nuk mungojnë Ruçi, Dokle as Bushati e Lame
11 Shkurt, 11:24
-
“Një ditë terror, një vit qetësi” postulati nazist që komunistët përdorën për të shuar kryengritjen e Postribës! Ende s’ka drejtësi
1 Tetor 2023, 15:27
-
‘Edhe pse ishim ‘sterrë’ nga biografia prej vëllait tim, që ishte pushkatuar si ‘armik’, Gramoz Ruçi, na erdhi në shtëpi dhe…’ Dëshmia e fshatarit nga Tepelena
16 Korrik 2023, 18:39
-
32 vjet Parti Socialiste/ Rama: Karikojmë bateritë për 2025! Mbyllni shtigjet e vjetra ku hyjnë dorëgjatët
12 Qershor 2023, 08:13
-
Del Procesverbali/ Nazif Bezhani: Dosja e Rustem Gjatës si spiun i UDB është shumë e madhe! Gramoz Ruçi: Pse Berisha e zgjodhi në Kushtetuese?
2 Maj 2023, 16:32
-
Sot një vit Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e mazhorancës për ta shkarkuar si President, Meta: Kuvendi falsifikoi dokumentet, SPAK ende asnjë hetim
16 Shkurt 2023, 18:53
-
Ku je Gramoz Ruçi? Kur bilbilat këndonin jashtë Parlamentit!
16 Shkurt 2023, 17:53
-
Ylli Pata: ‘Plumb ballit’, efektet 30 vjeçare të dhunës si mjet politik në Shqipëri
20 Shtator 2022, 18:32
-
Veliaj takon Ruçin: Nuk ka si të dielat me shokun Gramoz
11 Shtator 2022, 14:52