Vdes në burg në moshën 62 vjeçare
themeluesi i “Backstreet Boys”

Vdes në burg në moshën 62 vjeçare<br />themeluesi i “Backstreet Boys”
Ndërron jetë në moshën 62-vjeçare krijuesi i dy prej grupeve më të njohura të viteve 1990. Lou Pearlman, i cili ka themeluar “Backstreet Boys” dhe “NSYNC” ka vdekur në një burg në SHBA. Shkaqet e vdekjes nuk dihen ende.

Producenti dhe menaxheri i grupeve muzikore ishte dënuar për mashtrim në vlerën 230 milionë dollarë nëpërmjet skemës “Ponzi”. Ai ishte arratisur në Indonezi, por u kap nga autoritetet në vitin 2007 dhe u dënua me 25 vjet burg.

Pearlman ka qenë shumë i suksesshëm në fund të viteve ’90, kur themeloi në Florida grupin e djemve me muzikën më të shitur, “Backstreet Boys”.













Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com) 
 

 

32/6
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)