Vdes në burgun rus një ukrainas i akuzuar për spiunazh

Vdes në burgun rus një ukrainas i akuzuar për spiunazh

Foto ilustruese

Në pritje të gjykimit për spiunazh dhe krime të tjera një ukrainas 71-vjeçar vdiq në Rusi në dhjetor. Kështu njoftoi organizata e të drejtave të njeriut “Memorial”, duke cituar dokumentet e gjykatës.

Organizata “Memorial” tha se kishte pak të dhëna për Viktor Demchenko, i cili mendohet se ka vdekur në paraburgim në rajonin jugor të Rostovit. Çështja kundër tij u dërgua në muajin gusht në një gjykatë ushtarake në qytetin e Rostov-on-Don.

Agjencia ruse e lajmeve TASS tha se për shkak të vdekjes së tij gjykata e kishte mbyllur çështjen kundër zotit Demchenko, i akuzuar gjithashtu për pjesëmarrje në një "grup terrorist" dhe mbajtje të paligjshme të armëve dhe municioneve.

Agjencia ruse e lajmeve citoi zyrtarët e zbatimit të ligjit të kenë thënë se zoti Demchenko vdiq më 31 dhjetor nga pasojat e një goditjeje në tru që kishte pësuar më parë. Nuk është e qartë arsyeja e vonesës së informacioneve për vdekjen e 71-vjeçarit ukrainas./Reuters

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim