ELBASAN-  Policia e Elbasanit kërkon ndihmën e mediave për identifikimin e kufomës që u gjend e vdekur në ujërat termale në Tregan, 3 ditë më parë. Viktima nuk është identifikuar, pasi nuk ka patur asnjë dokumet identifikues me vete.

Policia e Elbasanit jep detaje rreth kufomës, për të bërë të mundur idenfiikimin e saj nga an e familjarëve. Bëhet fjalë për një grua rreth 50 vjece. Është rreth rreth 1. 62 cm e gjatë, flokëgështenjë dhe të gjatë, mbante veshur një xhaketë ngjyrë gri, një palë tuta nghyrë bojqielli, këpucë kastorë po nghyrë bojqielli, ndërsa në dorën e djathtë mbante një bylyzyk me rruaza.

Sipas policisë gruaja nuk ka shenja dhunë, apo shenja të tjera dalluese.

Kufoma ndodhet në morgun e spitalit të Elbasanit dhe kërkon që në bazë të të dhënave të sipërpërmendura të bëhet identifikimi i gruas nga familjarët e saj.