Familjarët e 60-vjeçarit Rexhep Zerelli i cili ndërroi jetë këtë të diel në një lokal në Korçë, sipasojë e një infarkti pretendojnë se ambulanca është vonuar më shumë se 30 minuta duke mos i dhënë ndihmën e parë në kohë.
Sipas kunatiti të të ndjerit, Andrea Sholla, autoambulanca ka mbërritur pranë lokalit 45 minua me vonesë.
Ai thotës e trupi ishte ende i ngrohtë, duke e cilësuar si çnjerëzore neglizhencën e autoambulancës. 60-vjeçari ishte duke pirë kafe së bashku me familjarët e tij në një loak, kur pësoi infarkt.

( Rexhep Zerelli)
Skandali merr përmasa edhe më të mëdha kur familjarët thonë se trupi i pajetë është transportuar drejt spitalit të Korçës me makinat e tyre private pasi askush nuk e prekte me dore. Rexhep Zerelli ishte një nga elektricistët e mbetur 36 orë në Çervenakë më 1999, duke u dekoruar nga presidenti i asaj kohe Rexhep Mejdani me urdhrin e lartë të Shqiponjës.
Por pas akzuave të familjarëve, ka reaguar Ministria e Shëndetësisë, e cila sqaron se autoambulanca ka mbërritur tek vendodhja e personit brenda 13 minutave dhe jo 45 siç pretendohet nga familjarëte e të ndjerit.
"Siç edhe mund të verifikohet fare lehtësisht nga dokumentacioni i shërbimit të urgjencës dhe regjistrimi elektronik i aktivitetit të lëvizjes në terren të autoambulancës “KO 4291 B Urgjenca Korçë”, thirrja nga Policia e Korçës për t’i ardhur në ndihmë personit në nevojë është marrë nga centrali i shërbimit të urgjencës mjekësore në orën 12:50 dhe orari i mbërritjes së autoambulancës te vendodhja e personit në nevojë shënon kohën 13:03. Pra, siç mund të shihet qartësisht, autoambulancës i janë dashur 13 minuta, dhe jo 45 minuta apo më tepër, siç pretendohet në shkrimin e sipërpërmendur, për të mbërritur në vendodhjen e personit në nevojë pas marrjes së thirrjes," thuhet në reagimin e Ministrisë.
Në reagimin e saj, MSH sjell edhe një kopje elektronike të praktikës së gjurmimit me sistemin GPS të instaluar brenda autoambulancës për rastin në fjalë.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO