TIRANE-Çasti i shumëpritur i një nëne të re për të sjellë në jetë një bebe, kthehet në tragjedi për një familje nga Paskuqani. Nëna e dy fëmijëve të mitur, humb jetën pak pasi lindi beben, por fatkeqësisht të vdekur. Ndërkohë kanë nisur hetimet për rastin, si dhe është kryer autopsia tek 35-vjecarja.
Afro 8 orë pasi kishin kërkuar ndihmë në spital, nëna humb jetën në maternitet dhe bashkë me të lind e vdekur dhe foshnja. Sipas informacioneve, por edhe dëshmive të familjarëve viktima ishte në muajin e 9 të shtatzënisë dhe për pak ditë sillte në jetë vajzën e saj. Pasditen e së enjtes, Aida Cajka kishte pasur komplikacione ndaj dhe në orën 21. 30 minuta është paraqitur në urgjencën e maternitetit 'Koço Gliozheni'. Por sipas familjarëve, u është dashur të prisnin për afro 25 minuta pasi urgjenca ishte e mbyllur.
Pasi janë kryer ekzaminimet, që sipas familjarëve ishin të pamjaftueshme për të konstatuar problemin që kishte nëna dhe foshnja e saj, 35 vjeçaren e kanë dërguar për në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Kjo për faktin se shtatzëna paraqitej me tension shumë të ulët, 5 me 3 dhe mjekët dyshonin për probleme me zemrën.
Por edhe në urgjencën e QSUT-së, Aida Cakja nuk mori dot ndihmën për t’i shpëtuar kthetrave të vdekjes, pasi prej aty iu rekomandua që duhet të dërgohej për në Sanatorium pasi mund të kishte ftohje. Sipas familjarëve, pasi mjekët e urgjencës së kardiologjisë i bën analizat e nevojshme dhe ekzaminimet e tjera, nuk gjetën që 35 vjeçarja të kishte probleme me zemër.
Ndërsa situata shëndetësore e 35 vjeçares, Aida Cajka rëndohej, mjekët e spitalit të Senatoriumit konstatuan se situata ishte tepër delikate dhe nën dyshimet për hemorragji e ridërguan sërish drejt maternitetit ‘Koço Gliozheni’. Rreth orës 05:00 të mëngjesit autoambulanca mbërriti sërish aty ku familjarët kishin kërkuar ndihmë që mbrëmjen e së enjtes.
Familjarët akuzojnë se viktimës nuk i është dhënë as ndihma më e vogël, madje kanë pas edhe mungesa mjetesh.
Vetëm 1 orë më pas, rreth 6. 10 minuta të ditës së sotme 35 vjeçarja Aida Cajka dhe foshnja e saj ndërruan jetë. Familjarët e saj i ndante vetëm një derë xhami nga Aida dhe tentativa e fundit e mjekëve për t'a mbajtur në jetë ishte kujtimi i fundit që ata do të mbajnë nga njeriu i tyre i dashur.
Pasi iu komunikua vdekja, familjarët e saj kanë bërë kallëzim në polici, duke akuzuar mjekët për neglizhencë.
"Më datë 16.09.2016, ora 08:00, në Maternitetin e Ri “Koço Gliozheni”, gjatë lindjes, ka ndërruar jetë bashkë me fëmijën, shtetasja A. Co 35 vjeçe. Po kryhen veprimet", thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas familjarëve, ndërhyrja ka qenë e vonuar, pasi mjeku kirurg ka ardhur me 2 orë vonesë. Gjithashtu, familjarët kanë denoncuar edhe mungesën e oksigjenit në spital.
Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat.
Zhvillimet orë pas ore
Ora 16:00 Vdekja e nënës dhe bebes, Mjeku: Gjendja e pacientes kur erdhi në Sanatorium
Nëna Aida Çajka dhe bebja e saj humbën jetën gjatë operacionit në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. Por para se të futej në operacion, Çajka është dërguar në QSUT dhe në Sanatorium.
Arjan Mezini, nëndrejtori i teknik i spitali Universitar të Sëmundjeve të Brendshme “Shefqet Ndroqi” e njëherazi mjek tek ky spital ka pohuar për Report Tv se, 35 vjeçarja ka shkuar në Santorium për kontroll pas dyshimeve për mpiksje gjaku.
“Pacientja ka ardhur rreth orës 2 të mëngjesit këtu pranë shërbimit të urgjencës së spitalit tonë e dërguar nga urgjenca e Qendrës Spitalore Nënë Tereza me dyshimin për trombozë ose e thënë ndryshe mpiksje gjaku në mushkëri.
Pacientja ka qenë në gjendje relativisht të rëndë me tension diku te 8 me 5 dhe ajo që u vu re ishte një rënie e kuadrit të gjakut, hemoglobinës dhe të ritrocideve. Pasi u bë gjithë dignostifikimi u përjashtua që nuk kishte probleme pleumonare.
Pacientja u shoqërua me ambulancën tonë me mjeken roje dhë një infermiere drejt ‘Koço Glioxhenit’ për të vazhduar zgjidhjen e problemit.
Njihen rastet kur ka mpiksje gjaku gjatë shtatzanisë dhe që mund të prekin dhe mushkërinë. Rasti u dërgua nga QSUT në këtë drejtim pasi ata kanë përjashtuar problemet për të cilat u dërgua. Nuk kishte problem të tilla prandaj pacientja u përcoll.
Këtu është bërë grafia dhe analizat e gjakut dhe u pa që nuk korrespondohej me dyshimin që ishte hedhur. U pa që tensioni po binte dhe kuadri i gjakut i korrespondonte më tepër një humbjeje, se ku nuk mund ta përcaktojmë dot dhe prandaj e ridërguam me ambulancën tonë të shoqëruar nga mjekja dhe duke u ngarkuar me likide që të ruheshin tensionet”, përfundon mjeku rrëfimin.
Ora 15:00 MSH: Shkak hemorragjia, ndihma s'vonoi. Itinerari me ore nëpër spitale
Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas vdekjes së nënës 35-vjeçare, Aida Çajka dhe foshnjës së saj në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Në reagimin e Ministrisë theksohen të gjitha lëvizjet e pacientes në QSUT:
Pacientja A. Ç., e datëlindjes 28/07/1981, lindur në Kukës dhe banuese në Bathore, Tiranë, shtatëzania e tretë, është paraqitur në SUOGJ “Koço Gliozheni” rreth orës 22 e 30 minuta të datës 15/09/2016. Pacientja paraqiti ankesa për vështirësi në frymëmarrje, cianozë periorale dhe dhimbje në regjionin perikardiak. Në Repartin e Pranimit të Shërbimit të Obstetrikës të këtij spitali, është ekzaminuar nga mjekët e rojes në abdomen, pasi gruaja ka refuzuar vizitën vaginale, e cila rezultoi me RZF (Rrahjet e Zemrës Fetale) prezente, uterus të qetë, pa kontraksione, paraqitje oblik-cefalik në palpacion, pa hemorragji të dukshme. Në këto kushte, pacientja dërgohet me autoambulancë nën asistencë të personelit mjekësor rreth orës 23 e 15 minuta në Urgjencën e QSUT “Nënë Tereza,” dhe pas mbërritjes është vizituar nga mjeku kardiolog.
Më tej, nisur nga dispnea, cianoza dhe dhimbja prekordiale që paraqiste pacientja, rreth orës 1 e 45 minuta dërgohet me autoambulancë nën asistencën e personelit mjekësor të shërbimit të Urgjencës në SU “Shefqet Ndroqi”. Pacientja u paraqit në SU “Shefqet Ndroqi” rreth orës 02 të datës 16/09/2016. Aty konstatohet një rënie e kuadrit të gjakut, grafi pulmonare normale, dhe u dyshua për hemorragji të brendshme pa burim të përcaktuar.
Për këtë arsye, pacientja rikthehet në SUOGJ “Koço Gliozheni” në orën 4 të datës 16/09/2016, e shoqëruar me personel mjekësor me oksigjen dhe në perfuzion me dopaminë , ku shtrohet me diagnozën: “Gravidancë 41-42 javë oblik-cefalik, feto-morto in utero, abdomen akut”.
Qysh në shtrim, përshkruhet gjendje e rëndë, e zbehtë, me djersë, puls të dobët takikardik 120/min, TA (Tension Arterial) 83/40 mm të shtyllës së zhivës. Në këto kushte, transferohet menjëherë në reanimacion, ku fillohet reanimimi dhe monitorimi. Vazhdoi trajtimi i pacientes me gjak, dopaminë, adrenalinë dhe O2 nazal dhe kortizonik. Në kushtet e gjendjes së rënduar të pacientes, u thirr konsultë e zgjeruar, dhe megjithë vazhdimin e reanimimit, gjendja e pacientes vazhdoi të rëndohet, me puls periferik, me shenjat tipike të gjendjes së shock-ut.
Në këtë situtatë, konsulta vendosi që pacientja të futet në sallën operatore me diagnozën: “Abdomen Akut”, me dyshim për hemorragji të brendshme. Në orën 5, pacientja e fut në sallën operatore, ku u hap barku dhe u konstatua hemoperitoneum, rreth 2500 ml, me koagula të shumta, kryesisht majtas, uterusi (mitra) intakt (e paprekur). U nxorr fetusi i vdekur (vdekje e freskët), likid i pastër, placentë normale.
Nisur nga reperti kirurgjikal i paraqitur në orën 5 e 45 minuta u kërkua konsultë nga kirurgu, i cili konstatoi hemorragji masive në regjionin e shpretkës dhe koagula të shumta në këtë zonë. Megjithë ndihmën mjekësore të ofruar, pacientja fatkeqësisht ndërroi jetë. Kështu, të gjitha lëvizjet e pacientes janë bërë me autoambulancë nën asistencën e personelit mjekësor dhe shoqëruar me dokumentacionin mjekësor përkatës. Autoambulanca SUGJ “Koço Gliozheni”– QSUT: TR 3516 L Autoambulanca QSUT– SU “Shefqet Ndroqi”: TR 9438 K Autoambulanca SU “Shefqet Ndroqi” – SUGJ “Koço Gliozheni”: TR 9604 K".
Ora 13:00 Autopsia: Nëna me çarje shpretke dhe hemoragji
Aida Çajka, Një grua 35 vjeçare shtatëzënë, nënë e dy fëmijëve, ndërroi jetë mëngjesin e kësaj të premteje në maternitetin Koço Gliozheni për shkak të shqetësimeve shëndetësore që ajo kishte shfaqur.
Gruaja kishte dy fëmijë nga dy lindje të mëparshme të saj, ndërsa priste të lindte një vajzë. Fillimisht është menduar se gruaja, e cila ishte në javën e 41 të barrës, mund të ishte në situatë lindjeje dhe për këtë shkak është menduar që të kryhej lindja.
Por pas ekzaminimeve të kryera është vënë re se gruaja kishte patologji shëndetësore për të cilën duhej të kryheshin ekzaminime të tjera. Rreth orës 05:00 të mëngjesit, mjekët kanë konfirmuar familjarëve se foshnja kishte ndërruar jetë dhe se po përpiqeshin të shpëtonin jetën e gruas.
Në këtë moment ka ndodhur edhe një incident, mes pjesëtarëve të familjes së gruas dhe personelit mjekësor, ndërsa policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes, shoqëroi pjesëtarët e familjes së Aida Çajkës. Më pas këta të fundit mësuan se e afërmja e tyre shtatëzënë kishte ndërruar jetë.
Menjëherë pas ngjarjes, policia nisi hetimet bazuar edhe në kallëzimin e të afërmve të cilët pretenduan për pakujdesi të mjekëve.
Trupi i gruas u dërgua rreth orës 10:00, në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore, ku u krye autopsia e saj. Ky veprim i mjekëve ligjorë ka konfirmuar se vdekja e gruas ka ardhur për shkak të çarjes së shpretkës e cila ka sjellë hemorragji të konsiderueshme.
Ky konfirmim ka bërë që policia të nisë hetimet për akuzat e mjekimit të pakujdesshëm nga ana e mjekëve.
Mjekët thonë se hemorragjia në shpretkë dhe çarja e saj mund të ndodhë nga një patologji e barrës, por edhe nga një traumë fizike e nga ndonjë dëmtim i jashtëm.
Ndërkaq mjekët pohojnë se një situatë e tillë duhej të zbulohej nga ekzaminimi në eko.
Ndërkaq në lidhje me rastin, policia mësohet se ka marrë në pyetje mjekët që kanë ndjekur gruan në maternitet, nga mjeku i gatshëm Elidon Klosi, mjekja reanimatore Nazmie Ceni por edhe mjekët e tjerë të Spitalit “Nënë Tereza”, si dhe grupi i mjekëve që kanë pasur detyrë kryerjen e ekzanimeve në spitalin obstetrik “Koço Gliozheni” në kryeqytet.
Ora 10: 30 Në maternitet mungonte oksigjeni
Një ndër shkaqet e mundshme të vdekjes së 35-vjeçares 9 muajsh shtatzënë, dyshohet të jetë edhe mungesa e oksigjenit në maternitet.
Policia dhe Prokuroria po verifikojnë tërësinë e rrethanave që çuan në ngjarjen tragjike, por edhe gjendjen teknike të të gjitha pajisjeve spitalore dhe elementëve që lidhen me ndihmën mjekësore të pacienteve. Mungesa e oksigjenit në spital është denoncuar edhe nga familjarët e viktimës.
Ora 10:15 Kunati i 35-vjeçares: Urgjenca ishte e mbyllur, mjeku kirurg 2 orë me vonesë
Kunati i 35-vjeçares që ndërroi jetë në maternitetin "Koço Gliozheni" akuzon mjekët e spitalit për neglizhencë. Në një intervistë për Report Tv, ai thotë se komplikacionet e saj nisën mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30. Sipas tij, ata kanë pritur për rreth 25 minuta të hapej urgjenca për t'i dhënë ndihmën e parë, por gjithçka ka shkuar në mënyrë tragjike, jo vetëm duke humbur foshnjën, por edhe gruan 35-vjeçare. Mjeku kirurg, thotë ai, ka ardhur me dy orë vonesë, dhe kjo vonesë në ndërhyrje, i kushtoi jetën nënës së re.
"E sjellim nga shtëpia për lindje në maternitet dhe materniteti na e çon në QSUT për zemrën. Shkojmë atje, bëjmë analizat dhe zemra doli shumë e pastër. Ata dyshuan për ftohje të lehtë më pas. Komplikacionet nisën mbrëmë në maternitet", thotë familjari i 35-vjeçares.
Kur ka mbërritur në maternitet?
Në 21:30 të darkës. Kemi pritur këtu rreth 20-25 minuta se urgjenca ishte e mbyllur me çelës dhe nuk kishte njeri. Vjen një infermiere e hap urgjencën. Kunata ishte shumë e rënduar dhe nuk kishte as vend ku të ulej. Kur vjen infermierja, komunikon me një drejtoreshë dhe i thotë se eja se ka një paciente me të vjella dhe nuk e duroj dot. I thash çfarë flet ti, por mbylli derën më pas. Nuk i kishin bërë asgjë, veç e kishin kontrolluar me dorë, as eko-grafi. Kunata ishte shtruar për lindje, pasi ishte në muajin e fundit. E çuam te Sanatoriumi, dhe zbuluan që kishte humbje gjaku. Dmth hemorragji të brendshme. Kishte mjek roje, por erdhën me shumë vonesë. Spitali nuk kishte oksigjen dhe as personel. Kirurgu ka ardhur me dy orë vonesë. E marrin, na thërrasin për konsultë në orën 05:00 dhe na thonë që fëmija ka vdekur. Na thanë që do mundohemi të shpëtojmë të madhen. Ama ta shpëtonin dhe jo ta vdisnin. Ajo në 05:10 ka vdekur, ne e kemi marrë vesh në orën 06:10, asnjë lloj komunikimi për ne, që prisnim për të afërmin tonë.
/Shqiptarja.com

VIDEO