SHBA- Aktori hollivudian Philip Hoffman është gjetur i vdekur paraditen e sotme në apartamentin e tij në New York City në moshën 46-vjeçare. Policia ka konfirmuar se aktori ka ndërruar jetë për shkak të një mbidoze lëndësh narkotike.
Nga Departamenti i Policisë së Nju-Jorkut, u njoftua se aktori u gjet nga asisteni i tij personal në banesën e tij Greenwich Village me një gjilpërë të injektuar në krahun e tij.
Hoffman kishte pranuar se kishte probleme me substancat narkotike, por ishte shprehur se po rehabilitohej në një qendër në muajin maj të vitit të kaluar. Nga mediat amerikane ai përshkruhet si një person që nuk kujdesej shumë për shëndetin e tij, pavarsisht gjendjes jo të mirë.
Philip Hoffman është fitues i çmimeve prestigjoze si Academy Awards, në vitin 2005 për filmin Capote, dhe fitues i çmimit Oscar për rolin e tij në rolin e Lancaster Dodd në filmin “The Master”.
Aktori ka luajtur në filma të njohur të tillë si: “The Hunger Games: Catching Fire,” “Moneyball”, “Boogie Nights” “The Talented Mr. Ripley”, “The Big Lebowski”, “Scent of a Woman” etj.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com