Vdes nga COVID ish-kryebashkiaku Kavajës, reagon Meta: Humbëm një nëpunës të përkushtuar të shtetit

Vdes nga COVID ish-kryebashkiaku Kavajës, reagon Meta: Humbëm një nëpunës të përkushtuar të shtetit

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Selim Veizi

Ditën e sotme është ndarë nga jeta prej COVID ish-kryebashkiaku i Kavajës, Selim Veizi. Prej ditësh 73-vjeçari Veizi ishte i infektuar me koronavirus.

Selim Veizi ka qenë kryetari i parë i Bashkisë së Kavajës në periudhën postkomuniste.

Në lidhje me këtë humbje ka qenë Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet dhe vlerësimin e tij për figurën e z. Veizi.

"Në këtë ditë të trishtuar për familjen e Tij dhe qytetin e Kavajës, shpreh ngushëllimet e mia më të thella për ndarjen jeta të z.Selim Veizi, kryefamiljarit model dhe nëpunësit të përkushtuar të shtetit, i cili udhëhoqi përmes vështirësish Bashkinë e Kavajës, si i pari Kryetari i zgjedhur i saj pas vendosjes së sistemit demokratik.

Nder, respekt dhe mirënjohje kontributit të Selim Veizit në shërbim të komunitetit kavajas dhe modernizimit të institucioneve shtetërore!

I paharruar kujtimi i Tij", shkruan Presidenti Meta.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në krye të Champions League dhe asnjë gol i pësuar, Inzaghi: Jemi për në finale, krenar për Interin

Në krye të Champions League dhe asnjë gol i pësuar, Inzaghi: Jemi për në finale, krenar për Interin