Vdes nga SIDA në spitalin e burgut 
​kreu i shoqatës. abuzonte me jetimët

TIRANE - Maksim Liço, kryetari i shoqatës “Jetimët në Fokus” i arrestuar nga prokuroria për kryerjen e marëdhënieve seksuale me të mitur, ka ndëruar jetë në spitalin infektiv në QSUT. Lajmi u konfirmua zyrtarisht nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila bëri me dije se Liço ka ndërruar jetë në datën 1 janar të 2015, teksa ora ka qenë rreth 16:00. Për shkak të shëndetit të rënduar Liço është transportuar me një ambulancë nga ambientet e burgut 302 në drejtim të burgut të spitalit.

Por komplikacioni në shëndetin e tij kanë detyruar mjekët ta transportojnë të burgosurin në spitalin infektiv, pas dyshimeve se i burgosuri Liço, ishte prekuar nga sëmundja e rëndë e SIDA-s. Teksa mjekët kanë qënë duke kryer analizat e gjakut për të parë gjëndjen e Liços, ky i fundit ka ndërruar jetë në njërën nga ambientet e izoluara të spitalit infektiv të Qëndrës Spitalore “Nënë Tereza”. Më pas trupi i pajetë i Liços është dërguar në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.

Dosja e autorit
Në 2 tetor 2014,policia e Tiranës arrestoi kreun e shoqatës “Jetimët në Fokus”,Maksim Liço, i cili i kërkoi favore seksuale një të mituri në këmbim të statusit të jetimit dhe anëtarësimit në shoqatë.Po ashtu në dorën e organit të akuzës janë edhe bisedat telefonike dhe pamjet filmike të përgjuara nga emisioni investigativ “Fiks Fare”, që kapën “mat” Maksim Liçon duke i kërkuar një jetimi 16-vjeçar të kryejë marrëdhënie seksuale me të në këmbim edhe të parave.

Ndaj kreut të shoqatës “Jetimët në Fokus” nisi procedimi penal,ndërsa prokuroria sekuestroi dhe pamjet filmike në godinën ku është dhe selia e shoqatës, për të parë aktivitetin në këtë shoqatë dhe hyrje-daljet, pasi pamjet filmike do të përdoreshin dhe si provë në procesin gjyqësor ndaj tij. Procesi hetimor dhe prangosja e 54-vjeçarit erdhi fill pas transmetimit të përgjimeve dhe filmimeve në emisionin investigativ, ku nga komunikimi në Facebook dhe me telefon, drejtuesi i shoqatës kërkon favore seksuale në këmbim të strehimit të një jetimi të mitur 16-vjeçar.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 6 janar 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Paris Hilton tregon shtëpinë e saj të djegur nga zjarret në Los Anxhelos: Është shkatërruese të shohësh vetëm hirin

Paris Hilton tregon shtëpinë e saj të djegur nga zjarret në Los Anxhelos: Është shkatërruese të shohësh vetëm hirin