Kishte virusin AH1N1, nëna dhe një nga binjakët e 'parakohshëm' vdesin në spital

Ka ndërruar jetë në spitalin e Sanatoriumit, gruaja 36-vjeçare e prekur nga virusi AH1N1, si dhe foshnja e saj disaditëshe. Shkak është bërë lindja e parakohshme e dy binjakëve të saj. Fatkeqësisht një prej binjakëve nuk mundi të mbijetojë, ndërsa foshnja tjetër është në gjendje të mirë shëndetësore, në maternitetin “Koço Gliozheni”.

36-vjeçarja është paraqitur në datë 9 shkurt në spital me simptomat e virusit AH1NI, dhe për më shumë se një javë është mbajtur në sanatorium. Ditën e dielë ajo ndërroi jetë me foshnjën e saj, ndërsa rasti është bërë publik vetëm mëngjesin e 28 shkurtit.

Shefja e ranimacionit në spitalin “Shefqet Ndroqi”, Alma Cani deklaroi se rasti ishte problematik për shkak se gratë shtatzëna janë akoma më të ndjeshme nga virozave dhe duhet të tregohen të kujdesshme në shmangien e tyre.

Ndërkohë që lidhur me gjendjen shëndetësore të fëmijës tjetër, Cani u shpreh se ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po mbahet në martenitetin Kiço Glozheni.

Shefja e departamentit të Infektivit në ISHP, Silva Bino nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale u ka bërë apel grave shtatzëna dhe grupeve të riskut nga gripi që të vaksinohen.

Rasti i 36-vjeçares dhe foshnjës së saj rëndon bilancin e viktimave të prekur nga virusi i gripit AH1N1, i njohur ndryshe si gripi i derrit. Në muajt që lamë pas 4 persona humbën jetën pasi shfaqën simpotmat e këtij virusi.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • doktori: 28/02/2019 16:23

    te nderuar gazetare. i ashtuquajturi grip i derrit nuk eshte semundje e derrave. Kjo forme e vecante e virusit prek njerezit dhe kafshet ku tek derrat shkakton deme te medha.Ky tip i vecante i virusit te gripit te shpendeve nuk kalon nga derrat tek njezit. e vertete e shte e kunderta. ky tip i vecante kaloi per here te pare nga njezit tek derrat. kershtu qe nuk eshte korrekt perdorimi i gripit te derrave. ky term eshte i shpikur nga ju per te bere terror ne popull . Sa e turpshme dhe kriminale. E dyta ne ne shqiperi nuk kemi mundezi laboratorike te bejme percaktimin e tipit te gripit. si rrjelloje nuk eshte thene qe te jete pikerisht ky ti p virisit te gripit te shpendeve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë