Një person ka ndërruar jetë në Vlorë si pasojë e një ataku kardiak, ndërsa është dhunuar një infermier. Ngjarja është regjistruar pasditen e djeshme në qytetin e Vlorës, ku infermieri i urgjencës Florian Godaj është goditur nga familjarët e një pacienti që ndërroi jetë.
Sipas burimeve të Report Tv, pacienti ishte paraqitur pasditen e së premtes në spital, por pasi i janë bërë analizat dhe i është dhënë mjekimi është dërguar në shtëpi, por për fat të keq ka ndërruar jetë nga ataku kardiak. Familjarët e kanë dërguar në spital me shpejtësi, por më kot, pasi i afërmi i tyre kishte ndërruar jetë.
Për rastin familjarët kanë fajësuar infermierin të cilin e kanë goditur me shqelma e grushte duke e dhunuar. Infermieri nuk ka bërë denoncim në polici, arsyet e vendimit nuk dihen nëse ka qenë presioni, ndërsa i kontaktuar nga Shqiptraja.com është shprehur se 'ka qenë një konflikt që nisi verbalisht mes palëve, por është zgjidhur. Ishte një nxehje e sipër pas rastit, por e kemi mbyllur'.
Ky është rasti i gjashtë që shënohet në pak muaj, ndërsa qeveria ka miratuar disa ndryshime në kodin penal, të cilat ashpërsojnë dënimet për një sërë veprash duke hequr alternativën e dënimit me gjobë. Personat që godasin mjekët ose punonjësit në detyrë shtetërore do të dënohen me 1 deri në 5 vjet burg.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.2%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
33.1%
Vota total: 1506
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zëvendësministri rus paralajmëron: Moska po shqyrton opsionet nëse SHBA vijon me testin bërthamor
27 Dhjetor, 09:54
-
Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë
27 Dhjetor, 09:39
-
Kriza politike në Korenë e Jugut/ Miratohet mocioni i shkarkimit të presidentit në detyrë
27 Dhjetor, 09:35
-
Kosovë/ Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
27 Dhjetor, 09:30
-
Lufta në Gaza/ Sulme në veri, dhjetëra persona në rrënoja! Forcat ajrore izraelite godasin spitalin 'Kamal Adwan', 50 të vdekur, përfshirë 5 mjekë
27 Dhjetor, 09:24
-
VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin
27 Dhjetor, 09:07
-
VIDEO/ 'Ujku mjegull do', Wolves mposhtin 2-0 Man. United! 'Djajtë' në krizë
27 Dhjetor, 09:06
-
VIDEO/ Chelsea e bën dramë, Fulham e përmbys 1-2 në 'Stamford Bridge'
27 Dhjetor, 09:05
-
Putin: Biden propozoi shtyrjen e pranimit të Ukrainës në NATO në 2021
27 Dhjetor, 09:03
-
GOLAT/ 'Boxing day' me dhurata në Premier League, ndalet të mëdhatë! Humbasin Chelsea dhe United, Liverpooli shkëputet në krye
27 Dhjetor, 09:01
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston sot Platformën Elektronike të Regjistrimit për zgjedhësit jashtë Shqipërisë
27 Dhjetor, 08:55
-
Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump
27 Dhjetor, 08:51
TE erdhi I semuri ne spital,,,ka dicka,,,infermieri nuk mund te vendose ne koke te vet,,,qe te shkoje ne shtepi apo jo,,,,ate e vendos doktorri,,,I semuri duhej te mbahej gjithe naten ne spital dhe mbas vizites te vendosej nga doktorri ,,,,infermieri ne kete rast qe perfundoi me vdekje duhet te ndiqet penalisht nga familiaret e viktimes,,,ai eshte fajtor per kete vdekje,,,ai duhet te futet ne burg dhe te mos e ushtroje me profesionin e infermierit ,,,..
PërgjigjuMir ja ben ktyre doktorave kasaper! Mase e mer I vdekuri me vete,ska per ta Tret dheu sa te mar dhe florianin
PërgjigjuO bobi, e kupti ca po thu, kan godit infermier jo mjek, jane dy gjera te ndryshme. Imfermjeri i shkret po kapi noj 500 mijleksh thot flm, po skapi nuk thot gjo. I gjilpere ka ne dore maksimumi do te dhemi dora po sta beri mire.
Mjeku me inicialet Florian Godaj i biri Robertit i dtl 12 mars 1987 me adrese etj etj
PërgjigjuNa e thoni edhe emrin redaksia mos na lini vetem me inicialet
PërgjigjuFloriani është infermier, dhe është djalë i shkëlqyer dhe me shumë norma. Kafshët që kanë vënë dorë mbi bluzat e bardha duhet të dënohen.
Përgjigjudava kafshesh dythundrake, sbehet ky vend
Përgjigjumos te rente halli ne spitalin e vlores dhe gjithë shqiperine.te sillen mjekët si gangstera,ti u flet ata ikin para gjith dengla.e kan stil per te mar leke.jan te paafte dhe kusar te medhenj.te detyrojne ti dhunosh,i kuptoj dhe te afërmit e te ndjerit.gjyna qe jetojmë ne kete vend