Ndahet nga jeta ditën e sotme në një spital të Turqisë, Jonuz Musliu, një nga udhëheqësit e shqiptarëve në luginën e Preshevës, në jug të Serbisë.

Musliu ishte kryetar kuvendi në komunën e Bujanocit dhe kryetarë i Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëve.

I ndjeri Jonuz Musliu i lindur në vitin 1959, ishte i burgosur politik, ndërsa ka drejtuar Këshillin Politik të ish Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit i cili ishte një formacion i kryengritësve shqiptar që luftonin në Serbi.

Në vitin 2001 Musliu themeloi Lëvizjen e Progresit Demokratik ku u përfshi në politikë në Luginën e Preshevës.

Të gjithë udhëheqësit politik në Kosovë kanë ngushëlluar familjen e Musliut dhe kanë vlerësuar kontributin e tij në politikë për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com