Vdesin 2 afroa-merikanë,Charlotte
në gjendje të jashtëzakonshme

Vdesin 2 afroa-merikanë,Charlotte<br />në gjendje të jashtëzakonshme
Policia dhe protestuesit në Charlotte u përballën për natën e tretë rresht mes demostratave masive, ndërsa familja e Keith Skot, viktimës që u vra nga policia, tha se kishte më shumë pyetje se përgjigje pasi pa në mënyrë private videon e vrasjes së tij.
Ndërkohë, pasi panë videon, përfaqësues të familjes së tij vrasja e të cilit shkaktoi protestat, thanë se ishte e pamundur të kuptohej nga filmimi se çfarë mbante ai në dorë.

Më herët policia tha se bëhej fjalë për një armë, por më pas ndryshoi qëndrim, duke konfirmuar fjalët e familjes, se në video nuk duken duart e viktimës. 

Pavarësisht gjendjes së shtetrrethimit, protestuesit vazhduan që të qëndrojnë në rrugë duke sfiduar policinë dhe autorietet ndërsa premtuan se do ta bëjnë këtë në vazhdim duke kërkuar drejtësi.

Ndërkohë nuk kanë të përfunduar rastet e vrasjes së afromarikanëve, mediat bëjnë me dije se në Baltimore një i ri humbi jetën pasi pak ditë më parë u godit nga policia, dhe në të njëjtën kohë edhe protestuesi i plagosur ditën e djeshme gjatë protestave në Charlotte nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.  Me tej mediat shkruajne se eshte arrestuar edhe oficeri i cili 4 dite më parë vrau një afroamerikan.  

Ndërsa kryebashkiaku i Charlotte i  gjendur përballë ditës së tretë të protestave  paralajmëroi se gjendja e emergjencës do të jetë në fuqi për disa ditë. Përdorimi i forcës nga policia amerikanë ndaj njerëzve me ngjyrë ka qenë subjekt protestash prej dy vitesh në SHBA dhe së fundmi është bërë edhe çështje e zgjedhjeve presidenciale.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin