Vdesin tetë minatorë në minierën e Sokobanjës në Serbi

Vdesin tetë minatorë në minierën e Sokobanjës në Serbi

Miniera

Tetë minatorë kanë vdekur dhe mbi 18 janë lënduar, si pasojë e shembjes së një grope në minierën e qymyrit “Soko” afër Sokobanjës në Serbinë lindore, ka thënë të premten Ministria e Minierës dhe Energjetikës në këtë shtet.

Këtë informacion e ka konfirmuar edhe drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Aleksinac, Rodolub Zhivadinoviç, i cili ka thënë se disa qendra përreth kanë dërguar të gjitha ekipet e tyre për ndihmë, ndërsa disa nga të lënduarit janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Aleksinacit.

Aksidenti ka ndodhur të premten, 1 prill, rreth orës 05:00. Zhivadinoviç ka thënë se ende nuk dihet sa minatorë kanë mbetur brenda.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Aleksinac, Goran Vidiç, ka deklaruar për RTS-në se në terren janë katër ekipe shëndetësore. Ai ka thënë se ka qenë në kontakt me udhëheqësinë e minierës dhe se 49 minatorë kanë qenë në detyrë.

Miniera e Sokos është një kompani publike për nxjerrjen nëntokësore të qymyrit./ REL

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nga supa e pulës te mjalti, cilat janë ushqimet që ju mbrojnë nga virozat e stinës

Nga supa e pulës te mjalti, cilat janë ushqimet që ju mbrojnë nga virozat e stinës