Vdiq gjatë pushimeve në Dhërmi, historia e studentit anglez të fizikës që kaloi ditët e fundit të jetës në Shqipëri! Flasin miqtë e tij
I riu Zohar Dean Collins që ndërroi jetë
Një student hebre nga Londra, i cili “gjithmonë kishte një buzëqeshje në fytyrën e tij” ka ndërruar jetë gjatë pushimeve në Shqipëri.
Kështu shkruajnë mediat britanike, për të riun Zohar Dean Collins, 22 vjeç, i cili vdiq pak ditë më parë në Dhërmi pasi ra nga kati i tretë i hotelit ku po qëndronte.
Studenti i fizikës i Universitetit të Leeds-it kishte udhëtuar me miqtë e tij në Dhërmi, një qytet turistik në rivierën shqiptare, pasi mbaroi vitin e tretë të universitetit, shkruajnë mediat.
Një nga miqtë e tij, i cili e shoqëronte gjatë pushimeve në Shqipëri ka treguar se ka qenë me Collins pikërisht ditën kur ka ndodhur ngjarja.
“Isha me Zoharin në ditën e tij të fundit në këtë planet dhe mund t’ju them me besim se ai ishte i lumtur, plot jetë dhe duke shijuar botën përreth tij si gjithmonë”, ka treguar miku i 22-vjecarit.
Trupi i viktimës, sipas mediave britanike vazhdon të jetë në Shqipëri, ndërsa në internet ka filluar një mbledhje fondesh për të ndihmuar prindërit dhe tre vëllezërit dhe motrat e të riut që të marrin trupin e pajete. Deri tani janë mbledhur 22 mijë paund nga rreth 800 donatorë.
Ndërkohë në një deklaratë, Shoqata e Fizikës së Universitetit të Leeds, ku edhe i riu studionte e kujtoi një “mik të dashur” dhe “anëtar jashtëzakonisht të vlerësuar”.
‘Humbja e Zoharit lë një boshllëk të madh në jetën tonë dhe komiteti nuk do të jetë i njëjtë pa të. Ai ishte shumë i dashur dhe i admiruar dhe ne jemi shumë të trishtuar.’- thanë ata.
“Të gjithë po e kujtojmë Zoharin si njeriun e zgjuar, me shpirt të lirë dhe të ngrohtë. Ai ishte vërtet i veçantë, duke pasur gjithmonë një buzëqeshje në fytyrën e tij dhe duke drejtuar të tjerët.’- thanë miqtë e tij.
Miku Ryan tha se Collins "gjithmonë bënte gjërat që donte, ishte një shpirt i lirë, dhe kjo ishte një nga gjërat që njerëzit donin tek ai".
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
24.4%
-
Jo
75%
-
Nuk e di
0.6%
Vota total: 50622
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Shembet muri mbrojtës krah rrugës kryesore te Uji i Ftohtë, bllokohet rruga nga gurët! Kalohet vetëm në një korsi
31 Mars, 08:40
-
Probleme me deklarimin e pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e gjyqtarit të Apelit të Vlorës, Hysen Saliko
30 Mars, 22:06
-
Aksident në Vlorë, përplasen dy makina! Dy të plagosur, ambulanca niset drejt vendngjarjes
30 Mars, 17:22
-
Kishte ngecur me velierë në grykëderdhjen e Vjosës disa ditë më parë, turisti gjerman detyrohet të ‘braktis’ mjetin në cekëtinë
30 Mars, 13:10
-
Kandidon i pavarur për kreun e bashkisë Sarandë, Gjergj Mërkuri akuzon PS: Po u bën presion qytetarëve të tërheqin firmat për kandidimin tim
29 Mars, 22:13
-
Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë, kryesia kundër Rithemelimit për renditjen e këshilltarëve bashkiakë: U caktuan nga Tirana, vendosën më lart emrat e Metës
28 Mars, 22:17
-
'14 maji'/ Kandidati Ermal Dredha prezantohet me strukturat e PS në Vlorë: Do të jem pranë qytetarëve të thjeshtë në qytet e në fshat
28 Mars, 18:10
-
26 vite nga tragjedia e Otrantos, familjarët e viktimave jetojnë me dhimbje: Nuk na thanë që po iknin! 23 viktima pa varr
28 Mars, 11:52
-
Pasojat e rënda të një harte administrative
26 Mars, 18:49
-
Në kërkim për ndërtim të paligjshëm, biznesmeni nga Saranda kërkon heqjen e masës së sigurisë nga arratia, i refuzohet pas 7 seancash
25 Mars, 11:52
-
Mbetën në mes të detit dhe rrezikuan të mbyten pasi anija pësoi defekt, shpëtohen tre turistët e huaj në Vlorë
25 Mars, 10:51
-
Zgjedhjet vendore, Asambleja e PS në Vlorë zgjedh kandidatin për kryetar bashkie! Ermal Dredha, diplomati që do përfaqësojë socialistët
25 Mars, 09:50
Eshte e mundur Lora kur nje bajge si cobani Gerveni qe ka bere nje hotel si SPLENDOR i le kangjellat nga 70 cm dhe njerezit bien duke ndenjur per qejf
PërgjigjuNuk e besoj dot qe nje 22-vjecar,pa probleme me shendetin, ka rene vete nga kati i trete. Aq me teper student fizike,qe i di mire ligjet e levizjes.
PërgjigjuKe dashur me thene se veproi forca e gravitetit, ligji i pare i njiutonit e lora me lesh te trashe, te thote mire elisa
sa i modh qe je ke folur shume bukur. hahahhaha
Ti Lora bajga do jesh me zgjuarsi te papare, njesoj si lideri global