Vdiq në aksident, 20-vjeçarja
 ishte martuar para 3 ditësh

ELBASAN-20-vjeçarja që humbi jetën dje tragjikisht në një aksident në aksin Cërrik-Gostimë, ishte martuar vetëm para 3 ditësh.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se 20 vjeçarja dhe bashkëshorti i saj kishin celebruar lidhjen e tyre në martesë 3 ditë para aksidentit.

Por fatkeqësisht, për Kamela Hoxha çdo ëndërr e saj u ndërpre në mes, ditën e djeshme.

Sipas burimeve për Shqiptarja.com 20-vjeçarja kishte kaluar fundjavën në shtëpinë e të fejuarit të saj, Sardi Hoxha.
 
Të dielën pasdite dy të rinjtë e dashuruar, pasi kishin kaluar një natë në shtëpinë e djalit ishin nisur drejt shtëpisë së vajzës.
 
Rrugës, në automjetin tip “Ford” i drejtuar nga N.H., 58 vjeç, u përplas me automjetin “Volkswagen”, që drejtohej nga i fejuari i vajzës.
 
Përplasja ishte aq e fortë sa rezultoi fatale për Kamelën, e cila ndërroi jetë gjatë transportit për në spitalin Rajonal të Elbasanit.
 
Nga përplasja kokë më kokë e dy automjeteve, përveç 20-vjeçares që humbi jetën, mbetën të plagosur dy drejtuesit, si dhe një person i tretë që ndodhej në makinën tip “Ford”. Mësohet se i fejuari i saj ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 
Sipas Policisë, në aksident u përfshinë dy mjete, një tip “Volksëagen”, me targë AA 015 MR, drejtuar nga  Sardi Hoxha, 23 vjeç, dhe një tjetër tip “Ford”, me targë AA 123 BE, drejtuar nga shtetasi N.H., 58 vjeç banues në Cërrik.

Kamela Hoxha
Viktima Kamela Hoxha

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq