1665132725_WATERMARKREPORTtv.00451514.Still010.jpg

Hektor Psatha, ish-lojtari i Kombëtareska humbur jetën orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në autostradën Tiranë-Durrës në saj të një aksidenti. Report Tv, mëson se 44-vjeçari Hektor Psatha i cili humbi jetën ditën e sotme ishte i dënuar 5 vite më parë për prostitucion dhe trafikim droge.

Psatha është një emër i njohur në Durrës pasi disa vite më parë ka qenë pjesë e futbollit të sallës, si lojtarë i Teutës dhe ekipit kombëtar të Shqipërisë, ku ka marrë pjesë në dy kampionate botërore.

Ish-futbollisti u arrestua 5 vite më parë me akuzën për shfrytëzim prostitucioni dhe shpërndaje lëndësh narkotike.


Lajmi kryesor:

Aksident tragjik në Durrës, mjeti del nga rruga, humb jetën ish-futbollisti i kombëtares! I dënuar më parë për prostitucion dhe drogë