Aida Çajka vdiq në maternitet, prokuroria e Tiranës çon për gjykim mjekun dhe dy infermierët

Pas 16 muaj hetime, prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq një mjeke dhe dy infermierë për vdekjen e nënës shtatzënë, Aida Çajka. Organi i akuzës ka marrë si të pandehur mjekët e QSUT Besiana Hysi, Olvis Petre e Zamira Hysenaj për ‘mjekim të pakujdesshëm’. 

Sipas prokurorisë,  Çajka nuk mori ndihmën e nevojshme mjekësore. Prokuroria e Tiranës, bën me dije se nëna shtazënë nuk ka marrë ndihmën mjekësore sipas protokollit.

Në shtator të vitit 2016, Aida Çajka 35 vjeçe, kishte shkuar në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë për të lindur, por ndërroi jetë në muajin e 9-të të shtatzënisë së bashku me foshnjën e saj.

Menjëherë pas ngjarjes, familjarët akuzuan mjekët. Prokuroria nisi hetimet, ku për 6 muaj vonoi akti i ekspertimit dhe 16 muaj ishin hetimet.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet në Gjermani boksieri Florian Marku

Arrestohet në Gjermani boksieri Florian Marku