Familjarët e 11 vjeçarit Denis Alimadhi i cili humbi jetën 2 vite më parë për shkak të mjekimit të gabuar i bëjnë apel Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Gjykatës së Lartë të jap drejtësi për vdekjen e djalit të tyre.
Këtë thirrje ata e bënë nga Gjykata e Apelit ku këtë të mërkurë u la në fuqi vendimi i shkallës së parë ku dy mjekët irlandez që kryen operimin në sy të 11 vjeçarit mundën t'i shpëtojnë burgut.
Dhe pse prokuroria kërkoi dënimin me 6 vite burg, drejtësia shqiptare dënoi me gjobë mjekun Klevin Clarkson dhe shpalli të pafajshëm mjekun Gerald Fahy.
Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës përgjegjës për vdekjen e 11 vjecarit ishin mjekët të cilët e futën në sallën e operimit pa siguruar më parë ilacin Dantrolen i cili do të përdorej në rast të një hipertensioni.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO