Vdiq nga shpërthimi i minës në Letoni, Polonia nderon me medalje ushtarake majorin Klodian Tanushi

Vdiq nga shpërthimi i minës në Letoni, Polonia nderon me medalje ushtarake majorin Klodian Tanushi

Polonia ka nderuar majorin shqiptar të rënë në krye të detyrës, Klodian Tanushi më 10 maj 2019 në Letoni. Gazetari i Report tv Arsen Rusta raporton se shteti polak i ka dorëzuar familjes “Medaljen Broxit”, për trimëri të lartë.

Komandanti i kontingjentit shqiptar në Letoni, major Klodian Tanushi, ra në krye të detyrës në misionin e NATO në bazën KamAdazi, pas shpërthimit të një mine.

Së bashku me Tanushin humbi jetën edhe nëntetarja Zarife Hasani. Klodian Tanushi ai u shpall Dëshmor i Atdheut, vdiq më 10 maj 2019.

Tanushi la pas tre fëmijë, dy djem 14 dhe 11 vjeç dhe një vajzë të vogël 1 vjeçe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë