Një ditë pas ndarjes nga jeta të kryebashkiakut të Kolonjës Arben Malo, sot në bashkinë e qytetit janë mbajtur homazhe në nderim të tij.
Homazhet në institucionin që ai deri dje drejtonte kanë nisur që në orët e para të mëngjesit dhe do të zgjasin deri kur trupi i pajetë të përcillet për në banesën e fundit.
Të pranishëm në ceremoni ishin personalitete, të afërm dhe banorë të zonës të cilët u kanë shprehur ngushëllime familjarëve të të njerit.
Ministrja Klajda Gjosha e pranishme në homazhe tha se ndarja nga jeta e Malos është një humbje e madhe, pasi ai jetoi dhe punoi për vendlindjen e tij gjithmonë.
“Është një humbje e madhe. E kisha menduar që sot kjo bashki do të mbushej me lule për ditëlindjen e tij dhe jo për humbjen e tij. Ishte një njeri model, bashkëshort dhe baba i mirë dhe njeriu që punoi dhe ju kushtua vendit të tij të lindjes” tha ajo.
Ministri Edmond Panariti pas homazheve ka thënë se takimi i fundit që kishte pasur me Malon ata kishin diskutuar në lidhje me projektet që ai kishte në mendje dhe donte që ti vinte në zbatim për qytetarët e Kolonjës.
‘Ikja e parakohshme e mikut tonë ka shkaktuar një dhimbje të madhe . I shprehim ngushëllime familjes dhe komunitetit. U takuam me Benin dhe diskutuam për shume projekte. E vështirë të pranosh që një djalë aq energjik nuk jeton më” tha ai.
Malo u nda nga jeta në moshën 46 vjeçare pas një ataku në zemër në banesën e tij.
Arben Malo u zgjodh në krye të bashkisë së Kolonjës (sipas ndarjes së re territoriale) gjatë zgjedhjeve vendore të 21 qershorit 2015. Ai arriti të fitojë lehtë ndaj rivalit të djathtë, Viktor Duro.
Arben Malo lindi më 26.09.1969, në Kolonjë. Në vitin 1993 është diplomuar pranë Fakultetit të Gjeologji-Miniera, Universiteti i Tiranës.
Ndër funksionet publike të ushtruara prej Malos, është ai i Kryetarit të Partisë Socialiste, Dega Kolonjë përgjatë viteve 1998-2005.
Prej viti 2013 e ne vazhdim ka mbajtur postin e Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, Korçë.
Përgjatë viteve 2000-2007 ka qenë Kryetar i Këshillit Bashkiak Ersekë ndërsa në vitet 2000-2011 ka ushtruar detyrën e anëtarit dhe kryetarit të grupit socialist të Këshillit të Qarkut Korçë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Meta: Jemi të gjithë pranë familjes dhe Kolonjës