Veçerenje novosti: Berlini 11 kushte
për Serbinë në lidhje me Kosovën

Veçerenje novosti: Berlini 11 kushte<br />për Serbinë në lidhje me Kosovën
Qeveria e Gjermanisë. ia ka përcjellë Serbisë 11 kushtet për Kosovën për hapjen e kapitujve dhe vazhdimin e negociatave me Bashkimin Evropian, shkruan e përditshmja serbe ‘Veçerenje novosti”.

Sipas kësaj gazete, ato kushte thuaja janë të pamundshme për Serbinë, meqë prekin statusin e Kosovës dhe në fakt mbështesin pavarësinë e saj.

Ndër ato 11 kushte është edhe miratimi i Statutit të Asociacionit (Bashkësisë) së Komunave Serbe në përputhje me ligjet e Kosovës, pjesëmarrja e Kosovës në të gjitha forumet rajonale, njohja e pasaportës së Kosovës në kufirin me Serbinë dhe ngritja e objekteve me material të fortë – mure, në pikëkalimet kufitare.

“Nëse Serbia përmbush gjithë çfarë kërkohet, për çka gjasët janë shumë të vogla, liderët evropianë qysh në Samitin Europian të dhjetorit do të mund të caktonin për fund të janarit konferencën e ardhshme ndërqeveritare, në të cilën do të hapeshin njëherësh kapitujt 32 (kontrolli financiar) dhe 35 (mbi Kosovën)”, shkruan kjo gazetë.

Duke pasur parasysh qëndrim e palëkundur të Berlinit,sipas kësaj gazete është më reale të pritet shtyrja e hapjes së kapitullit të parë për një periudhë tjetër.

“Novosti” shkruan se bashkë me kërkesa janë dhënë edhe përgjigjet që duhet t’i bëjë Serbia, që do të thotë se kësaj të fundit i mbetet vetëm të shënojë pranimin. Gazeta përmend zyrtarë serbë, të cilët e thonë haptas se nga Serbia kërkohet njohja e Kosovës. 




Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

'Bomba' e

'Bomba' e "The Telegraph": Udhëheqësi i Hamasit u vra nga agjentët iranianë, me urdhër të Mossad!