“Veç vullkan nuk kemi pasur!” Në Krujë ndryshimet klimatike shtuan zjarret e përmbytjet

Pas Konferencës Kombëtare për ndryshimet klimatike, bashkitë janë me sytë nga qeveria dhe donatorët për t’i ndihmuar në zgjidhjen e problematikave lokale që kanë ardhur si pasojë e ndryshimeve të klimës.

Roland Daja, specialist i bashkisë së Krujës, një nga 8 bashkitë pjesë të këtij projekti thotë se problemet që kanë ardhur si pasojë e ndryshimeve klimatikë në territoret e Krujës janë të mëdha, si shtimi i zjarreve, përmbytjet, rrëshqitja e dherave etj, por bashkitë kanë hartuar masat dhe janë në pritje të adresimit: 

“Në historikun tonë jemi prekur nga të gjitha dukuritë natyrore, veç vullkan nuk kemi pasur, siç ishte tërmeti, përmbytjet, zjarret, erozioni. Bashkia Krujë ka gjetjet e veta për ndikimin e ndryshimeve klimatike: Temperaturat shumë të larta kanë ndikim te shtimi i zjarreve të përvitshme, problematikën e shterimit të burimeve natyrore, sepse ne kemi një pjesë që edhe furnizimin me ujë e bëjmë përmes burimeve natyrore edhe atyre nëntokësore si puset, edhe ata kanë problematikat e veta, kjo ka ardhur si pasojë e ndryshimeve klimatike. Kemi rrëshqitje të tokës siç është edhe rruga nacionale Krujë-Qafështame, po ashtu dëmtimi i pyjeve të larta. Kemi shtim të vërshimit të ujit sa i përket reshjeve, kemi pasur përmbytje te pjesa e Fushë-Krujës, mbetet problem Bubqi dhe Murqina, zona e Qafshtamës kërcënohet nga procesionarja, pyjet rrezikohen. Ky është dokumenti strategjik me gjetjet e veta dhe me studime, do ta miratojmë edhe në Këshillin Bashkiak për efekt edhe të investimeve”, thotë Daja për Report Tv.

Projektet që do të prekin këto bashki, Roland Daja thotë se nuk do të zgjidhin vetëm problematikat e zonës, por si efekt zinxhir do të ndikonte pozitivisht në të gjithë vendin. Sjell edhe shembuj:

“Lumi i Ishmit është problematik edhe për ndotjen që ai sjell, por lumi i Tiranës, Lana na sjellin ndotje plastike dhe urbane. Zgjidhja me një impiant të pritjes së plastikës, janë zgjidhje me buxhete të kushtueshme, të mirëpritur për investimet dhe donatorët. Do të mblidhte edhe ndotjet që derdhen në Adriatik”, shprehet Roland Daja.

Më 18 Qershor, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim zhvilluan një Konferencë Kombëtare ku u diskutuan tetë Plane Lokale të Përshtatjes ndaj ndikimeve të mundshme të ndryshimeve klimatike. Këto plane janë hartuar për herë të parë dhe janë udhëhequr nga 8 bashkitë pjesë e këtij projekti, Kruja, Vlora, Elbasani, Përmeti, Gjirokastra, Durrësi, Fieri, dhe Kukësi.

G.M./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

'Shqipëria na bashkon', aktori Leonit Maloku në 'Minuta Zero': Edhe kur luan Kosova me flamurin kuqezi festojmë

'Shqipëria na bashkon', aktori Leonit Maloku në 'Minuta Zero': Edhe kur luan Kosova me flamurin kuqezi festojmë