Thuhet se Vedat Muriqi, shqiptari nga Kosova, do të jetë zëvendësues i Benzema te Real Madrid-it, ky është lajmi i bujshëm që vjen nga Spanja. I riu nga Kosova ka marrë vëmendjen e trajnerit dhe mbështetjen e gjithë skuarës për lojrat e deritanishme. Ai po zhvillon një sezon fantastik te Majorka, 8 gola në 12 ndeshje, shifra që kanë tërhequr edhe vëmendjen e stafit drejtues të Real Madrid. Majorka nuk ka ndërmend të bie pre e presionin, por nëse Real Madrid e ka seriozisht atëherë duhet të paguajnë minimalisht 20 milionë euro për kartonin e Muriqit.
Interes për Muriqin ka shfaqur edhe Ëolverhampton, të gatshëm të paguajnë 38 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e largimit.
Lazio shpreson që Muriqi të zgjedh Anglinë, me shpresën që të marr mbrapsht afro 17 milionë euro, aq sa paguan fillimisht për ta blerë nga Fenerbahce.