Pasion dhe profesion/‘Veglat i marr në krahë, në lagje me shohin çuditshëm!’ Sporti i hedhjes së çekiçit drejt zhdukjes, Ciko: Më mban pasioni

Emiljana Ciko sot është mësuese fiskulture në shkollën “1 Maji”, por të veçantë e bën të qenit e vetmja profesioniste në Shqipëri që edhe pas 20 vitesh ushtron sportin e hedhjes së çekiçit.

Dikur ishte një nga sportet ku Shqipëria përfaqësohej më denjësisht në gara europione e botërore, por sot hedhja e çekiçit po shkon drejt zhdukjes. I vetmi vend ku mund të praktikohet sporti i hedhjes së çekiçit është te kodrat e Liqenit Artificial, por edhe hekurat që dikur ishin për mbrojtje tani janë vjedhur.

‘Nuk e lej dot është pjesë e imja. Pavarësisht kushteve që i shihni vetë. Na mungon kafazi, na mungon palestra, s’kemi një dhomë zhveshje. Gjithsesi është pasioni mes dhe derisa të kem fuqi këtu do më gjeni,’-shprehet Ciko.

Pasionin për sportin e rrallë që Emiljana nuk dëshiron të shuhet, ja shfaq edhe nxënësve të saj, ndërsa me humor na tregon detajin se përse në lagje të gjithë e shohin me habi.

‘Po u them merruni me sport, sepse ka shumë gjëra të mira, por t’u them hajdeni te hedhja e çekiçit nuk i them sepse kështu janë kushtet. Unë çekiçin e marr në krahë, e çoj në shtëpi, e sjell prap nesër. Një gocë tjetër merr gjylen, një tjetër diskutin. Mua më shohin njerëzit në lagje me habi dhe thonë çfarë i ka kjo këto që ecën rrugës,’-thotë Ciko.

Për trajnerin Vaso Selenica është e dhimbshe të shohë gjendjen ku ka përfunduar ky sport.

‘Kanë qenë dy kënde hedhje, këtu për stërvitjen që ka patur edhe kafazin për sigurinë teknik që është vjedhur për hekura dhe kompleksi Dinamo që u zhduk nga federata. Femra përshembull të paktën një vend zhveshje, një vend ku mban veglat e do. S’ka asgjë. Kur ishin kushtet, kur ishte edhe palestra tërhiqej i ri vetvetiu. Shihte rezultatet, aktivitetet ndërkombëtare ku shkonte çekiçi në të gjithë botën dhe afroheshin. Ishin mbi 40 vetë,’-shprehet Selenica.

A ke vend për optimizëm në të ardhmen?

‘Besoj se po. Besoj po. Duhet të jemi optimistë që gjërat do realizohen dhe do bëhen më mirë,’-thotë Ciko.

Ne.k./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë