NJU JORK - Laurene Powell Jobs, vejusha e bashkëthemeluesit të Apple Steve Jobs, ka një të dashur të ri. Ljamin e bën të ditur “Washington Post”.

Shoku i ri i Powell është ish-kryebashkiaku i Uashington DC, Adrian Fenty. Të dy u takuan për herë të parë në vitin 2011 në një konferencë mbi sistemin e edukimit amerikan në Houston, Texas.

Frekuentimi është bërë më ngulmues kur ish-qytetari i parë hyri në College Track, një ent no-profit, themeluar nga Powell për përgatitjen universitare të studentëve. "Adrian Fenty është një nga mbështetësit e mëdhenj të vendit tonë për reformën në arsim", pati thënë Powell kur ish-kryebashkiaku hyri në organizatë.
 
Shtypi amerikan nënvizon se lidhja ka lindur pas ndarjes, që ndodhi në janar, të ish-kryebashkiakut 42-vjeçar nga gruaja. Ai ishte i martuar prej 20 vjetësh dhe kishte 2 fëmijë.
 
Pasi u zgjodh kryebashkiaku i Uashingtonit në 2006, ka humbur zgjedhjet komunale në 2010. Që atëherë është konsulent për ndërmarrje të ndryshme teknologjike dhe jeton mes Uashingtonit dhe Silicon Valley në Kaliforni.
 
Powell, 49 vjeçe është vejushë nga tetori 2011, ka edhe ajo tre fëmijë dhe një pasuri prej rreth 10 miliardë dollarë nga bashkëshorti. Është një nga gratë më të pasura në ShBA dhe mjaft e impenjuar në shërbimet sociale.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)