Veliaj: 20 mijë të rinj dhe të reja ndjekin kurset në teknologji dhe kodim nëpërmjet TUMO-s, së shpejti dy programe të reja

Rreth 20 mijë të rinj dhe të reja pritet që të ndjekin kurset e Qendrës TUMO në fushën e teknologjisë dhe kodimit këtë vit. I pranishëm në konferencën e 4 ndërkombëtare ICITTBT, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se Tirana është gati që të mikpresë edhe dy programe të reja studimi, që do të ndihmojnë në adoptimin e teknologjive të reja dhe në krijimin e një ekonomie digjitale të qëndrueshme.

“Mezi pres që këtë vit të kemi 20 mijë nxënës dhe nxënëse, nga 12 deri 18 vjeç, që të ndjekin kurset e TUMO-s. Ndërkohë, për moshën nga 18 deri 22 vjeç jemi gati të fusim projektin ‘Ecole 42’ nga Franca dhe për moshën mbi 22 vjeç, për start-up, “Plug&Play” nga Kalifornia. Me z. Granoff nga AADF patëm një diskutim se si këto kurse t’i fillojmë semestrin tjetër dhe ta bëjmë Tiranën kampione, ashtu siç është në shumë fusha, në turizëm, në dizajn urban, e në shumë prej aktiviteteve të tjera. Në fushën e teknologjisë ne sot po ecim më shpejt se çdo vend tjetër dhe Sigurisht, Tiranës “i ka hije” që të jetë e para, ashtu siç është edhe në të gjitha fushat e tjera”, deklaroi Veliaj.

Tirana bëri bashkë ekspertë, studiues dhe biznese për të diskutuar zhvillimet e fundit në Inteligjencën Artificiale, Robotikë, Siguri Kibernetike, Smart Cities dhe Ekonominë Digjitale. Në fjalën e tij, Veliaj theksoi rëndësinë e këtyre fushave në zhvillimin e qyteteve dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që Tirana është mbushur me jetë dhe aktivitete, por mbi të gjitha me konferenca si këto, që promovojnë digjitalizimin dhe kulturën e punëve të së ardhmes në Tiranë. Fakti që Tirana sot është ekosistemi më interesant në Ballkan, ku punësimi më i lartë është në fushën digjitale dhe në fushën e turizmit, dhe fakti që Tirana është sot shembulli numër 1, ku fëmijët nga mosha 12-18 vjeç e quajnë të drejtë digjitale arsimin te Tumo, pra 1.600 deri në 2.000 fëmijë sot me bursë të plotë të Bashkisë marrin të gjitha këto aftësi, unë besoj që për Institutin Kanadez të Teknologjisë, për shumë prej atyre që janë investuar në shkencat që prodhojnë punësimin e të ardhmes, për ne janë pjesë shumë e rëndësishme e ekosistemit”, tha Veliaj.

Kjo konferencë pritet të krijojë mundësi të reja për bashkëpunim ndërkombëtar dhe të nxjerrë në pah rolin e Shqipërisë si një qendër e rëndësishme për inovacionin teknologjik në rajon.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive