14 maji/ Ndreca: Këlliçi makijazhi i ‘non grata-s’, Tirana në 8 vite ka ndryshuar! Alimehmeti: Kostoja e jetesës është rritur, mungesë transparence nga Veliaj

Tirana do të jetë shesh beteja kryesore në zgjedhjet e 14 majit. Erion Veliaj kandidon për një mandat të tretë, përballë 6 kandidatëve të tjerë, po si ka qenë puna e tij më këto 8 vite në Tiranë. Në bazë të rezultateve të sondazhit të ‘Piepolit’ në bashkëpunim me Report Tv, 52% e qytetarëve të anketuar janë të kënaqur me punën e tij. Ky ishte diskutimi mbrëmjen e sotme në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, nga gazetari Ilir Babaramo në Report Tv.

Kandidati për Këshillin Bashkiak në listat e PS, Plarent Ndreca se kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë një punë të mirë dhe e ka ndryshuar Tiranën në drejtimin e saj prej 8 vitesh. Sipas Ndrecës, rezultatet e sondazhit tregojnë se qytetarët janë të qartë se Veliaj e ka marrë Tiranën me shumë probleme, por sot i ka ndryshuar totalisht imazhin. Sa i takon Belind Këlliçit, Ndreca tha se është thjesht makijazhi i Sali Berishës, të shpallur non grata nga dy aleatët më të mëdhenj të Shqipërisë.

“Qytetarët janë të qartë, 52% e tyre thonë qartë që Veliaj ka punuar. Ka ndryshuar këtë qytet. Fatkeqësisht këtë panoramë nuk e sheh opozita. Qytetarët janë të qartë si e kemi marrë në Tiranën, kishte 1001 probleme, fakti që kemi bërë 41 shkolla të reja tregon se si ka qenë. Edhe në këtë rast, referuar metodologjisë që ka bërë instituti, tregohet diferenca ca Erion Veliaj ka bërë”, tha Ndreca.

"Këlliçi është përfaqësues si një grupi politik që ka drejtues dy figura 30 vjeçare të cilët kanë bacgroundin e tyre dhe e përdorin Këlliçin për të treguar që ka një makijazh tjetër kjo forcë politike, pas tij janë këto dy figura që kanë 30 vjet dhe nuk mjafton ky emision për të numëruar mëkatet që ato kanë", vijoi Ndreca.

Por, kritik është Ilir Alimehmeti, i cili kryeson listën për Këshillin Bashkia të koalicionit Berisha-Meta. Ai thotë se ka mungesë transparence nga Bashkia Tiranë, që sipas tij vendimet e Këshillit Bashkiak nuk janë të qarta, dhe as nuk dihet nëse kanë firmos apo jo për inceneratorët dhe shembjen e teatrit. Almehmeti thotë se cilësia e jrit nuk është aashtu siç e pasqyron bashkia.

“Çdo lloj qyteti, shoqërie do ketë përmirësime, ka aspekte që janë përmirësuar, po ka edhe nga ato aspekte që janë përkeqësuar. Ndreca tha 40 shkolla të reja, të rikonstruktuar. Nëse një person vëzhgon ta ketë fëmijën e vet në turn të dytë, ky nuk është i lumtur. Ka një diskriminim brenda unzës dhe jashtë unazës. Jam 30 metra jashtë unazës dhe po të shohësh menaxhimin e mbetjeve është dizastros tej unazës. Në total do thoja që ka mungesë të madhe transparence. Ke disa situata ku vendimet e këshillit bashkiak as nuk janë të qarta, s’bëhen publike, as dëgjesat nuk janë, pyetja e madhe do ishte a ka firmos këshilli për inceneratorët, shembjen e teatrit”, tha Ilir Alimehmeti.

Gazetari Hysni Gurra thotë se Kryebashkiaku erion Veliaj ëhstë kujdesur vetëm për fasadën dhe qendrën e qytetit, ndërkohë që periferia e Tiranës vuan nga të njëjtat probleme si 8 vite më parë.  

“Veliaj, ka punuar në qendër të Tiranës. Ka dhënë lejet e ndërtimit, është kujdesur për fasadën dhe pjesa tjetër e Tiranës vuan të njëjtat probleme që ka pasur më parë. Kandidati i mazhorancës në vend se të merret me ca gjëra të mira që ka bërë, rri thotë unë e gjeta Tiranën kështu. Sot s’duhej të diskutohej në tiranë uji i pijshëm, të kesh shkollë me dy turne është katastrofë. Garë politike, pse është vënë fytyra e Ramës dhe jo e Veliajt”, tha ai.

Për gazetarin Arbër Hitaj, në Tiranë janë bërë punë shumë të mira, por ka edhe vend për përmirësime.

“Janë bërë punë të mira, por kam edhe kritika, janë bërë punë që ndoshta kanë shkuar siç s’duhej të shkonin. Bie në sy një zhvillim i Tiranës në qendër, ka një lloj modernizimi po ta shohësh Tiranën në qendër. Ka pluhur, bashkia duhet të bëjë më shumë. Ka një rritje të përqindjes së personave që janë të prekur nga sëmundjet e mushkërive. Disa periferi, disa zona që janë larg kryeqytetit duket sikur janë pak të harruara. Punë e mirë është bërë, kjo nuk mund të mohet. Është ndryshe se 8 vite më parë”, tha Hitaj.

 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Unaza: 17/04/2023 22:16

    O z.Plarent ne zonen ku ti zotri je deputet Unaza e re ka 3 mandate lali zdromsi edhe ka premtuar shkolla dhe kopshte dhe asgje ska ber. Ku jane o Plarent qe ti shikojme edhe ne populli i thjeshte.PSE NUK E NGRE ZERIN SE DO NA E KERKOSH PRAPE VOTEN.A KE FYTYRE ME PER VOTA. Per ty ne rregull eshte partia se ke vjedhur sa edhe nga syte te dalin euro e dollar po shume afer i shkove burgut po mos te terhiqte Rama do i beje shoqeri Sajes ordiner.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja