Sondazhi i Piepoli-t në Report Tv, në Tiranë fiton Veliaj, PS merr shumicën e Këshillit Bashkiak! Berisha-Meta marrin Shkodrën! Në Durrës garë e ngushtë

TIRANË- Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, Tirana do t’i besonte një tjetër mandat Erion Veliajt. Në sondazhin e dytë të institutit Piepoli në bashkëpunim me Report Tv qytetarët janë pyetur se cilin prej kandidatëve do të votonin për garën e 14 majit në kryeqytet. 

47-51% prej të anketuarve do të votonin për Erion Veliajn. I dyti në sondazh renditet kandidatit i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçi me 39-43% e qytetarëve të anketuar në Tiranë. Kandidatin e Partisë Demokratike, Roland Bejko do të votonin 6-10%,  Arlind Qorri mund të shkojë deri në 2% ndërsa Lajla Përnaska dhe Marko Dajti nuk i kalojnë 1% të votave.

Kryeqytetasit vlerësojnë kryebashkiakun Erion Veliaj për kopshtet dhe shkollat si dhe aktivitetet kulturore, ndërsa të pyetur nga instituti Piepoli nëse e gjykojnë të realizueshëm propozimin e Këlliçit për të bërë falas transportin publik, 47% e tyre thonë se nuk është i realizueshëm pasi kushton shumë. Në Tiranë, Partia Socialiste ruan bindshëm shumicën edhe si forcë politike, 9-13% PD-në, ndërsa që koalicioni Berisha-Meta mbetet në të njëjtat kuota si dy javë më parë, 34-38% të elektoratit. 

Garë më të fortë paralajmëron Durrësi. Nga 400 persona të pyetur, kryebashkiakja Emirjana Sako me një avantazh të lehtë kryeson ndaj kandidatit tjetër në garë, Igli Carës. Sipas projeksionit të “Piepoli” 49-53% të durrsakëve do të votonin Sakon, ndërsa 47-51% Igli Carën.

Sa i takon forcave politike, 45-49% të qytetarëve në Durrës do të votonin PS dhe 44-48 Koalicionin “Bashkë fitojmë”. Mbështetja e durrsakëve nuk do të kalonte 7% për PD zyrtare, logoja e së cilës për herë të dytë pritet të renditet e treta në zgjedhje. Megjithatë 59% e të anketuarve mendojnë se PD gaboi me refuzimin për të nxjerrë kandidat të saj në Durrës, duke e penalizuar në mbështetjen që do t’i jepet me votë më 14 maj.

Ndërkohë, ndonëse socialistët shprehen besimplotë që do e marrin Shkodrës, sondazhi nuk jep një panoramë kaq optimiste për kampin rozë. Nëse shkodranët do të votonin sot  deri 62% do i jepnin votën Bardh Spahisë. E ndërsa për Benet Becin do të votonin 38-42% e shkodranëve.

Situata brenda së djathtës i ka kushtuar PD zyrtare mbështetjen e shkodranëve. Nga 300 të anketuar në këtë qark, asnjë demokrat nuk do të votonte për PD nëse do të nxirrte kandidat në Shkodër. Në këto kushte, fakti që Alibeaj nuk ka nxjerrë kandidat, për 86% e shkodranëve favorizohet kryebashkiaku aktual Bardh Spahia.

PS nuk do t’i kalonte 32% në Shkodër si forcë politike. Berisha-Meta janë forcë e parë, me 44- 48%, e ndërsa PD-ja e Enkelejd Alibeajt nuk merr më shumë se 10%. PSD e Tom Doshit që ka qenë një parti vendimtare në zgjedhjet e kaluara me 14%, në këto zgjedhje pothuajse zhduket pasi nuk kalon as 1%.

Këtu mund të gjeni rezultatet e sondazhit të parë të publikuar më 29 mars në Report Tv: SONDAZHI 1

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:29
Nëse PD do të kishte kandidat do ta votonin, 0% e demokratëve thonë ‘Po’! 95% të sigurt se s’do e mbështesnin

1681335000_SH8.jpg

Enkelejd Alibeaj nuk ka nxjerrë një kandidat të tij në Bashkinë e Shkodrës, mirëpo edhe nëse do e kishte marrë përsipër një sfidë të tillë, ai nuk do e merrte mbështetjen e demokratëve. Në sondazhin e bërë nga instituti Piepoli në bashkëpunim me Report TV, 95% e demokratëve kanë votuar se nuk do e mbështesnin kandidatin e Alibeajt nëse do të kishte një të tillë. ‘Jo sigurisht’ kanë thënë 95% e të pyeturve ndërkohë që zero është përqindja që thonë se do ta votonin.  

Ora 23:25
Sondazhi i Piepolit/ PS larg të bëri surprizën më 14 maj në Shkodër, Bardh Spahia votohet nga 62% e shkodranëve

1681334769_SH7.jpg

Basti i socialistëve është që të marrin Shkodrën në 14 maj, mirëpo sondazhi i Piepolit nuk jep një rezultat optimist për kampin rozë. Bardh Spahia është në avantazh krahasuar me kandidatin e socialistëve, Benet Beci. Nëse shkodranët do të votonin sot  deri 62% do i jepnin Bardh Spahisë, kandidati të koalicionit Berisha Meta.  E ndërsa për Benet Becin do të votonin 38-42% e shkodranëve.

Ora 23:17
PS rritet 4-8% në Shkodër, por Berisha-Meta forcë e parë! PD e Alibeajt jo më shumë se 10%! ‘Zhduket’ PSD e Tom Doshin

1681334253_SH6.jpg

Partia Socialiste ka pësuar një rritje me 4-8% në qytetin e Shkodrës krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 2021, megjithatë jo mjaftueshëm sa për të marrë shumicën. PS nuk do t’i kalonte 32% në Shkodër si forcë politike. Berisha-Meta janë forcë e parë, me 44- 48%, e ndërsa PD-ja e Enkelejd Alibeajt nuk merr më shumë se 10%. Vlen për t’u theksuar se PSD e Tom Doshit që ka qenë një parti vendimtare në zgjedhjet e kaluara me 14%, në këto zgjedhje pothuajse zhduket pasi nuk kalon as 1%.

Ora 23:16
Sondazhi i Piepolit/ 96% e shkodranëve që janë në Shqipëri do shkojnë të votojnë në 14 maj! 3% ‘e kanë me 2 mendje’

1681334220_SH5.jpg

Nuk ka asnjë dyshim. Shqiptarët janë një popull që të gjithë duan ta hedhin votën në kutinë e votimit. Shifrat këtë kanë treguar historikisht dhe nuk kanë bërë përjashtim as këto zgjedhje. 96% e shkodranëve të pyetur nga Instituti Piepoli për sondazhin në bashkëpunim me Report Tv kanë treguar se do të shkojnë të votojnë. Mirëpo theksojmë duke pasur parasysh se në listat zgjedhore të Shqipërisë një përqindje e madhe janë emigrantë rezidentë të përhershëm në botë, atëherë një projeksion i Institutit Piepoli parashikon që në zgjedhje në Shkodër të marrin pjesë 64-68%.

Ora 23:10
Agron Çela ndihmon PS në Shkodër? 56% e shkodranëve mendojnë negativisht: Nuk ka ndikim

1681333864_SH4.jpg

Agron Çela ka braktisur Partinë e Lirisë dhe i është bashkuar socialistëve këtë 14 maj, mirëpo shkodranët janë të mendimit që një lëvizje e tillë nuk do të influencojë aspak në rezultatin elektoral. Më konkretisht 48% kanë votuar se “nuk do të influencojë aspak”. Nga ana tjetër, 23% janë shprehur se do të influencojë shumë në favor të PS, ndërsa 17% thonë se do të influencojë pak te socialistët. Ka edhe nga ata, e më konkretisht 8% që shprehen se kalimi i Çelës nga partia e Ilir Metës me Edi Ramën, mund ta dëmtojë PS.

Ora 23:05
Shkodranët kritikë ndaj Ramës, 73% të pakënaqur me investimet e qeverisë në qytetin e tyre

1681333549_SH3.jpg

Qëndrimin e mbajtur nga qeveria në qytetin e Shkodrës, shkodranët e kanë vlerësuar si shumë negative. Më konkretisht në sondazhin e bërë nga instituti Italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, pyetur “si e gjykoni investimet e bëra në territorin e Bashkisë suaj nga qeveria”, 73% kanë votuar negativisht (57% negativisht dhe 16% shumë negativisht) dhe vetëm 26% e kanë gjykuar si pozitive. Ndërkohë që vihet re një përindja zero për ata që vlerësojnë ‘shumë pozitivisht’.

Ora 23:00
Alibeaj pa kandidat në Shkodër, 86% e shkodranëve: Favorizohet Bardh Spahia

1681333258_SH1.jpg

Shkodranët janë të mendimin se fakti që PD-ja zyrtare nuk ka nxjerrë një kandidat të sajin në kryeqendrën e veriut, është në favor të koalicionit Berisha Meta. Ky është rezultati i sondazhit të institutit prestigjioz Italian Piepoli kryer në bashkëpunim me Report Tv. 86% e shkodranëve ndajnë këtë mendim, e ndërsa 13% thonë se kjo nuk e favorizon dyshen Berisha-Meta.

Ora 22:58
Sondazhi i Piepolit/ 66% e shkodranëve të kënaqur me punën e Bardh Spahiajt, 34% e vlerësojnë negativisht

1681333126_SH2.jpg

Në sondazhin e  bërë nga Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, 66% e qytetarëve në Shkodër kanë vlerësuar punën e bërë nga Bardh Spahia. Më konkretisht 57% thonë se ka bërë punë pozitive ndërkohë që 9% thonë ‘shumë poztive’. 34% nuk janë të kënaqur me 31% që thonë se e vlerësojnë negativisht dhe 3% shumë negativisht.  Spahia mori mandatin në zgjedhjet e 6 marsit dhe për këtë periudhë kohore shkodranët e kanë gjykuar pozitive punën e tij.

Ora 22:55
PD me asnjë kandidat në Durrës, 59% e demokratëve durrsakë e quajnë lëvizje të gabuar

1681332978_D8.jpg

Demokratët e Durrësit mesa duket kanë pritur një kandidat nga PD-ja zyrtare. Për 59% të qytetarëve të Durrësit ka qenë një lëvizje e gabuar nga ana e Partisë Demokratike e cila vendosi të mos nxjerrë asnjë kandidat përfaqësues për këtë Bashki. Ndërsa 41% e të anketuarve shprehen se nuk ka qenë lëvizje e gabuar e PD-së.

Ora 22:46
Garë me ‘fotofinish’ mes Sakos dhe Igli Carës në Durrës! Kandidatja e PS kryeson me diferencë të ngushtë

1681332412_D7.jpg

Për bashkinë e Durrësit pritet të ketë një garë të fortë mes kryebashkiakes aktuale, Emirjana Sakos dhe Igli Carës. Në sondazhin e Piepolit ku durrsakët pyeten për cilin prej kandidatëve do të votojnë si kryebashkiak , Sako paraqitet kryesuese me 49% të votave por që mund të arrijë deri në 53%. Ndërsa 47% janë përgjigjur se do të votojnë për Carën, kandidatin e koalicionit Meta-Berisha, i cili po ashtu mund të arrijë rreth 51% të votave. Në tabelën e mësipërme, vihet re se gara mes Sakos dhe Carës pritet të jetë e hapur deri në 14 maj, ku ka mundësi që secili prej tyre të marrë shumicën e votave.

Ora 22:36
Vota për partinë/ Diferencë e ngushtë mes PS dhe koalicionit Meta-Berisha në Durrës, PD rënie drastike krahasuar me 2021-shin

1681331822_D6.jpg

Në Partia Socialiste kryeson në Durrës teksa 45-49% e të pyeturve janë shprehur se do ta votojnë. Në këtë mënyrë, PS ruan pothuajse të njëjtat kuota të vitit 2021. Sipas sondazhit të Institutit Piepoli në Report Tv në Durrës Partia Demokratike ka një rënie drastike krahasuar me vitin 2021, ku nga 41.7%, tashmë nuk kalon as shifrën prej 7%.  Ndërsa 44-48% e qytetarëve durrsakë janë shprehur se do të votojnë për koalicionin Meta-Berisha. Duhet theksuar se ky koalicion në Durrës i kalon edhe shifrat e PD-së zyrtare në zgjedhjet e vitit 2021.  Partitë e tjera si PSD, PDIU, Aleanca Liberale e Djathtë, sipas sondazhit të ‘Piepoli’-t nuk pritet të kalojnë pragun e 1% të votave.

Ora 22:31
Sondazhi i Piepoli-t/ Pritet pjesëmarrje rreth 60% në Durrës, një përqindje e qytetarëve që jetojnë këtu mund të bojkotojë

1681331510_D5.jpg

80% e qytetarëve të Durrësit të pyetur nga ekspertët e Institutit Piepoli shprehen se do të votojnë me patjetër në zgjedhjet vendore të 14 majit. 8% prej tyre janë shprehur “ndoshta po” për të shkuar në votime.  Ndërsa për 6% të tjerë, ka më shumë mundësi që të mos shkojnë për të votuar. Nga ana tjetër, 6% të qytetarëve të Durrësit janë shprehur të vendosur për të mos marrë pjesë në zgjedhje.  Por duke pasur parasysh se në listat zgjedhore të Shqipërisë një përqindje e madhe janë emigrantë rezidentë të përhershëm në botë, atëherë një projeksion i Institutit Piepoli parashikon që në zgjedhje në Tiranë të marrin pjesë 56% deri në 60%).

Ora 22:27
Puna e Sakos gjatë mandatit në krye të Durrësit, 56% e qytetarëve japin vlerësim negativ, 44% e gjykojnë pozitivisht

1681331366_D4.jpg

Shumica e të intervistuarve në qyteti ne Durrësit e kanë vlerësuar negativisht punën e bërë nga kryebashkiakja Emirjana Sako gjatë mandatit të saj. Sipas rezultateve të sondazhit të Institutit Piepoli në bashkëpunim me Report Tv 44% prej tyre e kanë vlerësuar negativisht dhe 12% e qytetarëve e kanë gjykuar si shumë negativisht, pra 56% gjithsej.  Në kahun tjetër, 14% e qytetarëve e vlerësojnë “shumë pozitivisht” punën e bërë nga Sako gjatë mandatit dhe 30% e tyre e vlerësojnë pozitivisht.

Ora 22:26
Rikonstruksioni i Durrësit pas tërmetit, 46% e durrsakëve e komentojnë negativisht, 37% e cilësojnë proces pozitiv

1681331261_D3.jpg

51% e qytetarëve durrsakë mendojnë se rindërtimi është një proces pozitiv. Të pyetur për rikonstruksionin e qytetit të Durrësit pas tërmetit, 37% e qytetarëve të anketuar e kanë konsideruar si pozitiv këtë proces. Ndërkohë 14% prej tyre kanë thënë për sondazhin e Institutit Piepoli në bashkëpunim me Report Tv se e kanë cilësuar si shumë pozitiv procesin e rikonstruksionit të ndërmarrë nga qeveria pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.  Nga ana tjetër, 41% e të anketuarve nga ‘Piepoli’ e komentojnë negativisht procesin e rikonstruksionit. Ndërsa vetëm 8% prej tyre e kanë komentuar shumë negativ rikonstruksionin.

Ora 22:25
Projekti i Portit të Durrësit, 63% e qytetarëve durrsakë: Kryebashkiaku i ardhshëm i bashkisë duhet ta mbështesë! Vetëm 29% kundër

1681331134_D1.jpg

63% e qytetarëve të Durrësit presin që kushdo të dalë fitues nga zgjedhjet e 14 majit dhe të jetë kryetar i bashkisë do të duhet ta mbështesë projektin e Portit të ri të Durrësit. Të pyetur nga Institutit Piepoli për sondazhin i cili do të transmetohet sot në Report Tv, vetëm 29% e durrsakëve janë shprehur se administrata bashkiake do të duhet të ketë qasje kundër projektit.

Ora 22:25
Krijimi i Parkut Arkeologjik të Durrësit, 72% e durrsakëve kërkojnë qëndrim ‘pro’ nga kryebashkiaku i ardhshëm! 24% kundër projektit

1681331179_D2.jpg

Për 72% të qytetarëve të Durrësit, kryetari i ardhshëm i bashkisë duhet të ketë një qasje të favorshme sa i takon krijimit të parkut arkeologjik të Durrësit. 24% prej tyre janë shprehur se kryebashkiaku i ardhshëm duhet të jetë kundër krijimit të një Parku të tillë. Ndërsa 4% e të anketuarve nuk kanë dhënë një mendim konkret mbi këtë çështje.

Ora 22:02
Sondazhi i Piepoli, Veliaj rikonfirmohet me gati mazhorancë absolute! Bejko i PD vetëm 6-10%

1681329848_T6.jpg

Ashtu si sondazhi i 2 javëve më parë, edhe në këtë sondazh të dytë të Institutit Piepoli konkludohet se gara në Tiranë është thuajse e përfunduar pa nisur fare. Erion Veliaj, kandidati i Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale në Tiranë nuk e diskuton fitoren në si kryebashkiak në zgjedhjet që do të mbahen më 14 maj. Sipas rezultateve të përfituara nga sondazhi i institutit italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, 47-51% e qytetarëve në Tiranë (i njëjti rezultat si dy javë më parë) do të votonin për Erion Veliajn si kryetar bashkie për t’i besuar një mandat të tretë.  I dyti në sondazh renditet kandidatit i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçi për të cilin do të votonin 39-43% e qytetarëve të anketuar në Tiranë, me një rritje me 5% Krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 2021 shihet një rritje e ndjeshme e LSI, kjo për faktin se është në koalicion me Berishën.  Ndërsa për kandidatin e Partisë Demokratike, Roland Bejko do të votonin 6-10% e qytetarëve të anketuar, më pak se do të merrte vetë partia politike që ai përfaqëson. Sa i përket kandidatëve të tjerë Arlind Qorri mund të shkojë deri në 2% ndërkohë që Lajla Përnaska dhe Marko Dajti nuk i kalojnë 1% të votave.

Ora 21:45
PS fiton në Tiranë, Berisha-Meta jo më shumë se 38%! PD rritet me një pikë por s’i kalon 13%

1681328854_T5.jpg

Edhe pse ka një rënie të lehtë me 1% krahasuar me sondazhin e para dy javëve në Report Tv Partia Socialiste ruan bindshëm shumicën në Tiranë. 46 deri në 50% e të pyeturve nga Instituti Piepoli janë përgjigjur se do të votonin PS-në në zgjedhjet e 14 Majit. Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt është rritur me një pikë, 9-13% e të pyeturve janë përgjigjur se do të votonin PD-në. Ndërkohë që koalicioni Berisha-Meta mbetet në të njëjtat kuota si dy javë më parë, 34-38% të elektoratit. Partitë e tjerë marrin përqindje të pakonsiderueshme.

Ora 21:44
Sondazhi ‘Piepoli’ në Report Tv , pritet pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet e 14 Majit në Tiranë! Mbi 60% e kryeqytetasve do të votojnë

1681328718_T3.jpg

Gati 94% e qytetarëve të Tiranës të pyetur nga instituti italian Piepoli, në sondazhin e Report Tv për procesin parazgjedhor, janë gati të marrin pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj. Por duke pasur parasysh se në listat zgjedhore të Shqipërisë një përqindje e madhe janë emigrantë rezidentë të përhershëm në botë, atëherë një projeksion i Institutit Piepoli parashikon që në zgjedhje në Tiranë të marrin pjesë mbi 60% e qytetarëve (60% deri në 64%). Qytetarët e pyetur nëse do të shkojnë që të votojnë në zgjedhjet vendore, 86% janë përgjigjur ‘sigurisht që po’; ‘ndoshta po’ 8%; ‘ndoshta jo’ janë përgjigjur 2%; ‘sigurisht jo’ 2% dhe ‘nuk e di akoma’ 2%.

Ora 21:28
Vlerësoni nga 1-10, tiranasit japin notë të mirë Veliajt për ‘kopshtet dhe shkollat’ dhe ‘kulturë’! Më të pakënaqur për trafikun dhe luftën ndaj abuzimit

1681328198_T4.jpg

Në cilin sektor sipas jush Erion Veliaj ka punuar më mirë se të tjerët? Kjo ishte pyetja e radhës që ekspertët e Institutit Piepoli i kanë parashtruar qytetarëve të Tiranës dhe notat më të larta i janë dhënë për ndërtimin e shkollave dhe kopshteve me 5.9 nga nota maksimale 10. Edhe aktivitetet kulturore kanë marrë një vlerësim shumë të mirë me 5.8, ndërkohë që me nga 5.3 është vlerësuar puna në rindërtimin post tërmet dhe përket dhe gjelbërimi publik. Puna për zbukurimin në qytet ka marrë notën 5.5, pastrimi i qytetit 5.2, rrugët dhe urbanistika 5.2 ndërkohë që më të pakënaqur qytetarët e kryeqytetit janë për luftën ndaj abuzimit, asistencën ndaj të varfërve dhe trafikun.

Ora 21:26
52% e qytetarëve të Tiranës të kënaqur me punën e Veliajt në këto 8 vite, 48% e vlerësojnë negativisht

1681327654_T2.jpg

52% e qytetarëve të Tiranës e vlerësojnë pozitivisht ose shumë pozitivisht punën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës në këto 8 vite që ai e qeveris kryeqytetin. Ndërkohë që negativisht ose shumë negativisht janë 48% e të anketuarve nga ekspertët e Institutit Piepoli për sondazhin në Report Tv. Më konkretisht 21% thonë negativisht, ndërkohë që 27% e të pyeturve thonë se e vlerësojnë shumë negativisht punën e Veliajn në Tiranë.

Ora 21:25
Sondazhi në Report Tv,  qytetarët e Tiranës kundër projektit të Këlliçit për transport falas: Kushton shumë

1681327588_T1.jpg

Qytetarët e Tiranës duket se janë kundër projektit të kandidatit të koalicionit Berisha-Meta për Tiranën Belind Këlliçit për transport publik falas. Të pyetur nga instituti Piepoli nëse e gjykojnë të realizueshëm propozimin e Këlliçit për të bërë falas transportin publik, 47% e tyre thonë se nuk është i realizueshëm pasi kushton shumë.  Ndërkohë 43% e qytetarëve të pyetur thonë se ideja është ekonomikisht e realizueshëm. 10% e qytetarëve thonë se nuk e dinë.

Ora 21:11
Sondazhi i dytë i ‘Piepoli’ për zgjedhjet e 14 majit, Gigliuto: Janë intervistuar rreth 400 persona në Tiranë e Durrës! 300 të tjerë në Shkodër

 

Zv.presidenti i institutit Piepoli Livio Gigliuto gjatë një interviste në Repolitix tha se janë intervistuar rreth 400 persona në Tiranë e Durrës dhe 300 të tjerë në Shkodër

“Metodologjia është ajo e konfirmuar prej vitesh, kemi seleksionuar një kampion, 400 persona. Intervistojnë 6-7 persona për të gjetur personin e duhur që të na përgjigjen. Sondazhi ynë përfaqëson opinionin publik që është mosha dhe gjinia. Përzgjedhja është rastësore, duke plotësuar kritikat”, tha Gigliuto.

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nostradamus: 20/04/2023 14:24

    Per mua gjithe sondazhet bien poshte ne saktesine e tyre,perderisa na del se 94% do te donin te votonin. Pjesmarrja per mua nuk do te arrij as 50%,keshtuqe perderisa pergjigja per pjesmarrjen eshte fiktive dhe perqindjet e tjera qe vijne nga pergjigjet e njerezve gjate sondazhit,mund te jete fiktive ,pra nuk tregojne te verteten dhe kjo nuk tregon gjë. Eshte si ato pergjigjet kur te thote dikush qe njeh,qe ti do votosh per kete apo jo dhe ti i thua ,po mor ,ka mbaru ,per mos me ja prish dhe tek kutia e hedh voten tek forca qe beson. Por nga keto genjeshtrat e bardha partite "flutorojne" nga pritshemeria qe mendojne se do kene dhe kur rezultatet dalin ndryshe,ato nga zhgenjimi" akuzojne "se eshte vjedhur vota e tyre. Nese une do te kisha "fuqine" e nje 'Peopoli',do te parashikoja rezultatet ne baze te performances politike te forcave pilitike,pra te perfaqesimit te lidershipit dhe historise se tyre politike. Se ne në Shqiperi kemi tjeter qasje,nuk votojme per askend,por vetem per lidershipin e partive,pavarsisht se cfar emri i ve partise ku shkon dhe qe perfaqeson. Ne kete konteks,do vazhdoje te fitojne perfaqesuesit e PS ne 70-80% te bashkive dhe komunave,ku 15% PL+Berisha dhe 5% te tjerat. Dhe pervec Tiranes qe Veliaj fiton bindshem 65-70%,ne qytetet e tjera kryesore ku ndikon dhe personi dhe puna e parardhesit, ne Durres PS 51%-PL+ Berisha 40%,te tjeret 9% ne Vlore PS 56%-PL+ Berisha 42%,te tjeret 2% ne Elbasan PS 67% -PL+Berisha 29%,te tjeret 4% ne Korce PS 52% - PL+Berisha44%,te tjeret 4% ne Shkodee PL+Berisha 54%-PS40%,te tjeret 6%, Keshtu do te shkoje deri ne fund,ku PS merr te gjitha bashkite,vetem ne Shkoder,Kavaje e ndonje bashki te vogel e merr PL+Berisha. Vo- + Berisha,sepse Berisha thjesht po kerkon te marre votat e PD se Alibeaj dhe keshtu do te ndodhe,ku 40% te ish pdisteve do votojne per Berishen,ku 20-25% i mban PD e Alibeaj dhe te tjeret pra 35/40% e elektoratit te PD se djeshme, qendrojne ne zonen gri.qe do te thote ,nje pjese nuk votojne,nje pjese ka emigruar dhe nje pjese voton "kot" ,e humb voten duke ia dhene forcave te tjera te reja,qe skane peshe ,por marrin shume te rinj( student kryesisht).

    Përgjigju
  • e drejta: 13/04/2023 10:37

    shkodranet si e kerkojne ja japin reston,,,,nuk mund te pretendojne me shume se sa japin

    Përgjigju
    • Tironsi mrena tirone.: 21/04/2023 00:53

      Shkodra nuk para i shet mamat e motrat si jugu ene tirona jugore pranej merr pak mrapsh. Qurre socialiste e infektume me grip sezonal.

    • E shtremta: 14/04/2023 12:06

      Sa i ka dhen Shkodra Shqiperis, nuk Mund ti japin gjith Shqiperia per 1-mij vjet. Ne Shkodra ka demokracia , nuk ka servilizem sic ka ne gjith Shqiprin, dhu nuk Mund te behen pal me komunistet kriminel te Shqiperia. Shkodra eshte gjynah te Jet pjese e Shqiprise se degjeneruar. Shkodra eshte Republik ne vete.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër