Banka Botërore po zhvillon këto ditë takimet e rregullta të vjeshtës, që mbledhin specialistë e zyrtarë nga e gjithë bota.
Ndër forumet e zhvilluara këto ditë kanë qenë edhe problemet e punësimit dhe angazhimi aktiv i rinisë në role drejtuese në komunitete. Ministri i Shqipërisë për Mirëqënien Sociale dhe Rininë, Erion Veliaj ishte i ftuar për të marrë pjesë dhe diskutuar në këto forume dhe dha një intervistë të drejtpërdrejtë për Zërin e Amerikës.
Referuar çështjes së punësimit, Veliaj tha se "së pari kemi dashur të japim disa mesazhe tek fasha e rinisë, për faktin se çfarë duhet të studiojmë. Reforma Arsimore e dha një mesazh, ku nuk mund të studjojmë më me mijëra juristë kur vendi mund të sigurojë vetëm me qindra. Ndaj, dhe fokusin muajt e fundit, ministria jonë e ka pasur drejt arsimit professional. Që mbas 1994, këtë vit është hera e parë, ne kemi pasur një rritje prej 40 % në arsimin professional".
Ndërkaq, gjatë intervistës, Ministri Veliaj u ndal tek bizneset, duke argumentuar se nëpërmjet stimulimit të tyre do të mund të nxitet punësimi i të rinjve.
"Ne po paguajmë kesh për çdo sipërmarrje që punon të rinjtë. Ne këtë vit eksperimentuam në një fond shumë të sukseshëm prej 2. 7 milion dollarësh, për punësimin e të rinjve. Pra, çdo sipërmarrës që punëson një të ri mer 12 muaj të sihurimeve shoqërore dhe 4 muaj pagat minimale. Duke qënë se ishte sukses, po mendojmë dyfishimin e fondit për vitin tjetër", theksoi Veliaj.
Pyetjes së gazetares, rreth shifrave të informalitetit Veliaj nënvizoi se "nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, në patëm në gjashtë mujorin e parë rreth 4 3.000 vende të zbardhura vende punë".
ATSH
/Shqiptarja.com