Veliaj bëhet bashkë me deputetin socialist dhe inspektojnë pallatet: Banorët të zgjedhin me kompromis administratorin

Banorët e një tjetër lagje në kryeqytet shfrytëzuan mundësinë e ofruar nga Bashkia e Tiranës për të rikonstruktuar pallatin e tyre përmes Fondit të Komuniteteve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Sadri Abazi, inspektuan një pallat parafabrikat në rrugën “Njiazi Meka” Njësinë 4, i cili u rikonstruktua nga komuniteti i banorëve, në bashkëpunim me bashkinë.

Jam i lumtur që banorët e një tjetër blloku pallatesh në Njësinë 4, e cila është zhvilluar shumë vitet e fundit, gjetën mirëkuptimin mes tyre dhe bashkëpunuan për të rregulluar ndërtesat parafabrikate, që fusnin brenda ç’sillte moti jashtë. Sot pallatet janë veshur me kapotë, gjysmën banorët, gjysmën Fondi i Komunitetit.

Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë Tiranë

Veliaj shtoi se ky është pallati i shtatë i cili përfiton nga projekti i Bashkisë së Tiranës për bashkëfinancimin e projekteve infrastrukturore që adresojnë një problem të caktuar për komunitetin, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga zyra e shtypit në bashkinë e Tiranës.

Një te Libri Universitar, një te Komuna e Parisit, një te Njësia 4, që do të thotë se kur komuniteti bëhet bashkë, bashkia përgjigjet. Mund të jetë një cep i Tiranës ose një tjetër, mund të jetë brenda unazës ose jashtë, pallatet të reja ose të vjetra. Fakti që këto projekte janë shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme në gjithë bashkinë, do të thotë se ku ka bashkëpunim, ne do përgjigjemi.

Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë Tiranë

Automatikisht ulet 1/3 e shpenzimeve të energjisë elektrike. Është një shpenzim që lan veten sepse të kursen faturën. Jo vetëm kaq, por shtohet vlera e pallatit. Mjafton të krahasosh një pallat parafabrikat të paprekur, me një pallat parafabrikat të sapo veshur me kapotë; edhe estetikisht rritet vlera e pronës. Është i njëjti pallat, por ama, vetëm fakti që duket ndryshe, dhe ka këto shpenzime të kursyera, e bën një pallat më të vlefshëm.

Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë Tiranë

Kryebashkiaku theksoi se është e domosdoshme që pallatet të zgjedhin kryesitë dhe administratorët e tyre. Ndaj, ai ftoi banorët e pallateve që ende nuk e kanë përfunduar procesin e zgjedhjes së administratorit, ta bëjnë sa më parë, pasi do jetë pikërisht ai që duhet të bëjë aplikimin për të përfituar nga Fondi i Komunitetit.

Nëse kemi bashkëpunim, pra fillimisht të zgjedhim administratorët, siç kanë bërë këto pallate, mund të bëjmë bashkë gjëra që më përpara nuk mund të bëheshin. Arsyeja pse bashkia e ofron këtë mundësi është që të nxisë komunitetet të bashkëpunojnë. Ajo që u propozojmë banorëve, edhe të lagjeve të tjera, është që të bëhen bashkë dhe administratori të vijë të aplikojë. Këtë vit i kemi dyfishuar fondet, do të thotë që mund të bëjmë dy herë më shumë pallate.

Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë Tiranë

Deputeti i PS, Sadri Abazi, vlerësoi angazhimin e kryebashkiakut Veliaj për kthimin e Tiranës në një kantier ndërtimi në shërbim të qytetarëve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironci: 17/06/2018 23:44

    VELIAJ KOMPLET IDJOT FILLOHET NGA (A) DHE JO NGA (P) FILLOHET Me minimumin jetik te tironceve pastaj kalohet ne te tjerat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur